In memoriam Faruk Begolli
Faruk Begolli (1944 - 2007) u lind më 1944 në Pejë. Studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd ku u diplomua më 1966. Si bashkëthemelues i degës së Aktrimi në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, punoi si pedagog i lëndës së Aktrimit. Në vitet ‘90-të së bashku me Enver Petrovcin themeluan Teatrin “Dodona” në Prishtinë, ku u angazhua - në kushte të vështira të mungesës së lirisë së plotë – bashkë me studentët e tij me një repertor botëror si “Mbreti Lir” i Shekspirit, apo “Këngëtarja tullace” e Eugjen Joneskos. Ky lloj repertori i dha prestigj “Dodonës”. Përfshirja e Begollit jepte shanse për këtë.
Aktori, një emër i njohur në kinemanë e ish- Jugosllavisë, në vitet 70, krahas Bekim Fehmiut, interpreton gati në të gjithë filmat artistikë tëKosovaFilmit, si “Dashuria e parë”, “Si të vdiset”, “Era dhe Lisi”, “Kur pranvera vonohet”, “Proka”, deri tek prodhimet private të pas Luftës si “Etjet e Kosovës”.