E Shtunë, 31 Tetor 2026

In memoriamm - Ali Spahia

13-10-2010 / Nga Hans-Peter Furrer

Si sot dhjete vjete me pare Dr. Ali Spahia nderroi jete ne nje spital ne Pavia ne veri te Italise i rrethuar nga miqte i ngushelluar deri ne ditet e fundit te jetes se tij nga gruaja dhe familja te cilen e donte aq shume. Une isha ndash dhe akoma jam ndash nje nga miqte qe kishin privilegjin te ndiqnin nga afer aktivitetin e tij politik qe ne kohen kur punonte si kryetar i bashkise se Shkodres dhe gjate gjithe karrieres se tij si deputet 1991-1997 dhe si nje nga udheheqesit kryesor te Partise Demokratike te Shqiperise.
Viti 2000 shenon per ne sot vetem gjysmen e rruges qe nga fillimi i ktheses vendimtare politike per Europen dhe Shqiperine ne vitin 1990. Dhjete vjete me pas Shqiperia vuante ende pasojat e ngjarjeve traumatike te 97-s dhe ne te njejten kohe duhej te perballej me pasoja te renda te luftes ne Kosove ne 1999. Por drejtimi i vendosur politik qe Shqiperia kishte zgjedhur dhe ndermarre ne fillim te viteve 90 fale politikaneve kurajoz si Ali Spahia nuk ishte vene kurre ne diskutim. Ne te vertete nuk kishte medyshje per aspiraten europiane te Shqiperise gje qe ishte konfirmuar me anetaresimin e Shqiperise ne Keshillin e Europes me 13 Korrik 1995 nje nga arritjet kryesore te perpjekjeve politike te Ali Spahise. Perpjekjet e Shqiperise drejt Europes cuan ne anetaresimin ne NATO si dhe ne aplikimin formal per anetaresim ne Bashkimin Europian ne vitin 2009 me nje perspektive positive te deklaruar nga vete BE-ja. Pas pak diteve shqiptareve do tu jepet e drejta te levizin lirshem dhe pa viza ne shumicen e vendeve te Europes
Dr. Ali Spahia vizitoi Keshillin e Europes ne Strasburg qe ne vitin 1991 per te filluar programet e para te asistences europiane per vendin e tij duke hedhur bazat per pjesemarrjen e Shqiperise ne punimet e Asamblese Parlamentare te Keshillit si dhe ne Kongresin e Autoriteteve Lokale e Rajonale. Qe ne vitin 1992 ai per pese vjete ishte anetar dhe me pas Kryetar i Delegacionit te Parlamentit te Shqiperise prane Keshillit te Europes. Ne kete funksion Ali Spahia sebashku me politikan te tjere luajti nje rol aktiv ne diskutime e fjalime per qeshtje si shperberja e ish Jugosllavise politika e Shqiperise ne Ballkan zhvillimet ne Shqiperi si dhe per anetaresimin e metejshem te disa vendeve te tjera te Europes Lindore ish Bashkimi Sovietik ne familjen e vendeve demokratike te Keshillit te Europes. Angazhimi i Ali Spahise vleresohej gjithmone shume pozitivisht nga koleget e tij nga shume shtete nga te cilet gezonte respekt dhe shpesh here interesim dhe mbeshtetje miqesore jo vetem per diskutimet e tij brilante per durimin dhe vemendjen e tij te jashtezakonshme por edhe per kontributet e mire pergatitura dhe mire arsyetuara gjate diskutimeve. Vete Dr. Ali Spahia ishte nje europian i vertete. Ai ndjente personalisht shumllojshmerine e pasur dhe te gjithanshme te traditave kulturore europiane si nje eksperience jete. Per te Europa ishte rruga drejt arritjeve me te larta te mundshme te njerezimit bazuar ne lirine fizike dhe shpirterore te gjithsecilit si dhe njohja dhe vleresimi i dinjitetit te cdo individi pa asnje dallim. Liria eshte celesi ne kete vizion te botes dhe te njerezimit liria e bazuar ne hapjen e mendjeve te njerezve dhe te shoqerise e kombinuar me nje sens real te pergjegjesise personale dhe shoqerore. Ai kurre nuk ishte dakord me idene qe Europa ishte thjesht nje bashkim per rritje ekonomike. Ate e shqetesonin problemet qe mund te lindnin ne nje vend ku mendjet e njerezve jane te perqendruara vetem tek paraja dhe perfitimi ekonomik. Ai ndante gjithmone shqetesimin kryesor per siguri dhe stabilitet per bashkekombasit dhe per kombin e tij ne raport me fqinjet.
Por ai ishte githashtu i bindur se bashkeqytetaret dhe vendi i tij meritonin me shume se thjesht prosperitet dhe stabilitet. Europa ne fakt eshte me te vertete me shume se aq Ajo do te thote pjesemarrje te barabarte ndermjet qeverive dhe institucioneve dhe madje akoma me shume ndermjet vete njerezve pertej kufijve kombetar ne te gjithe Europen pa linja ndarese. Eshte nje rreze e gjere bashkepunimi gjithperfshirese europiane. Eshte integrimi i te gjitheve ne nje projekt dhe vizion te perbashket europian per te ardhmen qe eshte krijimi konsolidimi dhe shijimi i nje zone te gjere demokracie te vertete shtetit te se drejtes dhe mbrojtjes te te drejtave te njeriut. Per Dr.Spahine ishte padyshim keshtu. Ne jeten e tij politike ai kishte kaluar nje sere pervojash qe kishin lidhje me politiken ne nje sens demokratik Nuk eshte lufta per pushtet si nje prone private por per ndarjen e perkohshme dhe te revokueshme te kompetencave dhe pergjegjesive. Te gjithe pjesemarresit partia ne pushtet opozita si dhe qeveria jane partner qe luajne dhe shkembejne role te ndryshme ne te njejten loje. Kundershtaret nuk jane armiq por te lidhur bashke per te miren e ndarjes se pergjegjesive dhe per funksionimin e rregullt te institucioneve demokratike. Ne te vertete Ali Spahia kishte nje koncept shume kerkues ndaj rolit te politikaneve i karakterizuar nga njera ane nga mungesa e interesit personal nga integriteti modestija sensi i drejtesise dhe permbajtjes personalisht urrente vjedhjen dhe korrupsionin dhe nga ana tjeter nga besimi dhe pergjegjesia strikte personale.
Ne te gjitha keto aspekte Dr. Ali Spahia i ka lene vendit te tij nje trashegimi te rendesishme shpirterore dhe ka vecanerisht nje aspekt ku trashegimia e tij eshte shfrytezuar me rezultate jashtezakonisht pozitive ky aspekt eshte pozicioni i sotem i Shqiperise ne Europe. Vitet e fundit Shqiperia ka bere progres te jashtezakonshem ne rrugen e saj drejt Europes te shtruar me heret nga politikan si Ali Spahia. Sot Shqiperia eshte fare prane integrimit te plote ne Europe dhe ne institucionet e saj te perbashketa me te perparuara. Shqiperia respektohet si nje partner aktiv ne nje sere programesh dhe projektesh te bashkepunimit europian dhe si nje faktor i besueshem dhe stabilizues ne rajon. Shqipetaret e kane mundur pesimizmin dhe kane besim ne te ardhmen e tyre ata gezojne lirine e tyre per iniciativa te suksesshme individuale dhe kolektive dhe me ne fund shqipetaret jane ne gjendje te levizin lirshem pertej kufijve dhe te nderveprojne me popujt e tjere ne te gjithe Europen ne te njejten kohe ata po perjetojne rritjen e levizshmerise brenda territorit te tyre dhe lidhje te shpejta me vendet fqinje.
Cfare arritjeje e admirueshme krahasuar me gjendjen e para 20 vjeteve
Une jam i sigurte qe askush nuk do ishte aq thellesisht i padrejte sa te injoronte meritat e pafund te Dr.Ali Spahise per kete arritje.
Ai do te mbetet perhere ne memorien tone nje europian i vertete dhe njekohesisht nje shqipetar i madh. Per mua ai mbetet miku im. Nese me pyesni perse une do te pergjigjesha si Montaigne sepse ishte ai

Autori eshte ish-Drejtor i Pergjithshem i Ceshtjeve Politike ne Keshillin e Europes

Jeteshkrimi/Ali Spahia lindi ne Shkoder me 23 Janar 1935. Ai ishte nje nder figurat intelektuale me sinjifikative te Shqiperise. U diplomua ne liceun shkencor te Shkodres. Me pas mbaroi studimet universitare ne fakultetin e mjekesise te Tiranes ne vitin 1957. Pas diplomimit themeloi kliniken e pare onkologjike ne Shqiperi. Ne vitin 1965 ndersa punonte si primar i kirurgjise ne spitalin e Tiranes u arrestua me akuzen per agjitacion e propagande antikomuniste. U denua me kater vjet burgim. Pasi doli nga burgu u internua per te punuar si mjek ne Dukagjin. Pas gjashte vjetesh u dergua te punoje ne spitalin e Shkodres ku punoi si kirurg deri ne vitin 1991. Me fillimin e levizjeve demokratike u be anetar i Partise Demokratike te Shqiperise dhe u zgjodh anetar i kryesise se PD ne Shkoder. Ne zgjedhjet e para demokratike ne mars te vitit 1991 u zgjodh deputet ne radhet e PD ne qytetin e Shkodres. Pas kesaj u emerua edhe kryetar i komitetit pluralist se Shkodres. Ne zgjedhjet e reja te 22 Marsit 1992 u rizgjodh deputet ne Shkoder deri ne vitin 1997 me Berishen president mbuloi funksionin e nenkryetarit te PD dhe kryetarit te grupit parlamentar te PD. Ishte edhe anetar i komisionit te jashtem parlamentar te Shqiperise. Gjate kesaj periudhe ishte edhe kryetar i delegacionit shqiptar ne Keshillin e Europes ne Strasburg. Pas rikthimit ne pushtet te komunisteve u zgjodh anetar i Keshillit Kombetar te PD dhe kryetar i Departamentit te te Drejtave te Njeriut te PD. Vdiq ne Pavia Itali me 13 Tetor te vitit 2000.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›