E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet ne rrethin e poshterimit

Fillimi i ketij viti akademik si ne asnje 64257 llim tjeter me shtyn te perfshij ne fokusin e vemendjes sime jo thjesht ate qe ndodh sot me universitetet apo jo thjesht dhe vetem ate qe qeveritaret iu tregojne universitareve se pritet te ndodhe ne te ardhmen. Instinkti i studiuesit per te shkuar te e verteta me shtyn te perfshij ne hapesiren e vemendjes edhe te shkuaren te bashkoj pikat te zbuloj se si e sotmja rezulton te jete e lidhur me te se si ajo derivon prej se shkuares. Kjo do te me jepte te drejten qe te mund te percaktoje jo vetem tendencen e vijes qe lidh te shkuaren me te tashmen por ajo qe eshte me e rendesishme mbi baze te natyres dhe formes se kesaj lidhjeje te percaktoj edhe se cpritet te ndodhe ne te ardhmen jo te nje universiteti por te krejt arsimit te larte si sistem. Kam te drejte ta bej kete sepse rrethanat qe mund te ndikonin ne ndryshimin e tendences se rrugetimit te universiteteve nga e djeshmja te e sotmja nuk kane ndryshuar dhe pritet te mos ndryshojne edhe ne nje te ardhme te afert. Ne politike jane te njejtet politikane me te njejtin mentalitet me te njejten mosperfillje me te njejten mungese dijesh me te njejten mungese interesi. Eumlshte e njejta qeveri qe ka ndertuar te shkuaren dhe po nderton te tashmen e universiteteve duke i perjashtuar ata nga pergjegjesia duke i shtyre gjithmone e me shume ne qoshe te shoqerise duke i injoruar me te gjitha menyrat me te gjitha mjetet pa skrupuj. Jane te njejtet analiste-hije qe bredhin studiove televizive harxhojne boje gazetash per te manipuluar publikun dhe per te fshehur te keqen qe ka pushtuar universitetet. Jane te njejtet autoritete universitare qe e kane kthyer ne kauze personale zgjedhjen dhe rizgjedhjen e tyre ne poste akademike ne menyre poshteruese jo mbi baze te vizionit dhe eksperiences qe kane por mbi baze te klientelizmit qellimeve te uleta korruptive. Eumlshte e njejta elektromanjetike e mediokritetit mbijeteses qe ka perfshire nje pjese te konsiderueshme te universitareve profesore dhe studente nen dridhjen e se ciles ata jane paralizuar jane bere te pandjeshem perballe cdo veprimi qe ndermerret kunder interesave te tyre jetike. Asgje nuk ka ndryshuar per te cenuar vertetesine e pohimit qe e ardhmja e universiteteve shqiptare eshte ne te shkuaren e tyre. Dhe ja se si...

Ministri i Arsimit deklaroi para disa ditesh se sistemi i kualifikimeve dhe diplomave universitare tani e tutje do te funksionoje me tri nivele bachelor master dhe doktorature ashtu sic paraqitet ne procesin e Bolonjes. Kjo do te thote qe Shqiperia nuk e ka zbatuar ne te shkuaren kete sistem. A ka pasur shans Po sigurisht. Procesi i Bolonjes si i tille ka nisur qe ne vitin 1999 dhe qe ne kete vit te gjitha vendet qe aspironin te beheshin pjese e hapesires europiane te arsimit te larte filluan te zhvisheshin nga forma kualifikimi dhe diploma te panevojshme te arsimit te larte trashegimi e tradites se tyre dhe qe nuk perputheshin me me sistemin e Bolonjes. Kete e beri Cekia Bullgaria Rumania Hungaria Italia Gjermania etj. Shqiperia beri te kunderten nuk e thjeshtoi perkundrazi e komplikoi strukturen e kualifikimit duke iu kundervene krejt sistemit te Bolonjes. Ne vitin 2007 ekzaktesisht ne vitin ne te cilin ishte marre vendimi Bergen Norvegji qe objektivat e krijimit te nje sistemi te perbashket te kualifikimeve te vleresimit te cilesise dhe te njohjes se diplomave duhet te perfundojne qeveria ekzistuese pra ajo qe eshte edhe sot coi ne parlament dhe miratoi nje ligj per arsimin e larte ku sanksionohej nje sistem fare tjeter i kualifikimeve dhe diplomave universitare. Tmerri i vertete fillonte kur numeroje diplomat qe leshoheshin sipas ketij ligji ne ciklin e dyte e te trete. Ne ciklin e dyte leshohej nje diplome e nivelit te dyte nje diplome e integruar e nivelit te dyte dhe nje diplome master i nivelit te pare. Ne ciklin e trete leshohej diploma doktor diploma specialist diploma magjister dhe pastaj vjen cudia i kthehej prape masterit qe i takonte ciklit te dyte pra jepej nje diplome master i nivelit te dyte por ne ciklin e trete Po ky minister ne vitin 2008 dhe ne cilesine e keshilltarit te kryeministrit per arsimin ne thelb thote qe ...praktikisht ne kemi hyre plotesisht ne sistem Bolonja pasi tani fillon zbatimi edhe i ciklit te dyte te studimeve Megjithese kjo nuk ishte aspak e vertete ne ate kohe sepse sistemi i parashikuar ne ligjin e 2007 e kishte nxjerre Shqiperine jashte Bolonjes. A e ka ditur qeveria shqiptare ne vitin 2007 qe po i jepte universiteteve nje ligj qe i largonte ato nga procesi evropian i arsimit te larte Po sigurisht. Keshilli i profesoriatit shqiptar nuk la mjet pa perdorur qe qeveria te kuptonte se po miratonte nje ligj qe e nxirrte Shqiperine jashte procesit te Bolonjes. Ky keshill pergatiti nje projektligj alternativ te mbeshtetur ne procesin e Bolonjes organizoi konferenca ne nivel kombetar raportoi para komisionit te Arsimit ne parlament takoi Presidentin e Republikes te asaj kohe. Atehere nese qeveria e ka ditur pse nuk ndoqi rrugen e Bolonjes Pse duhet ti humbte dhe kjo eshte sa per te qene i sjellshem sepse humbja eshte vertet dramatike pra pse duhet te humbnin tri vjet nga jeta e universiteteve

Ne nje dokument publik per reformen e financimit te universiteteve Green Paper Ministria e Arsimit tregon qe kjo reforme do te mbeshtetet mbi parimin se fondet publike ndjekin studentin ne institucionet e arsimit te larte publike dhe jopublike qe ofrojne pergjate studimeve nje sherbim brenda normave te percaktuara dhe te pranuara te cilesise. Ne qofte se perjashtojme nga kjo skeme universitetet private ndertimi i nje modeli financimi te universiteteve qe bazohet mbi numrin e studenteve eshte paraqitur 4 vjet me pare ne dokumentin e Masterplanit per arsimin e larte dokument qe eshte miratuar te pakten nga MASH-i. Madje akoma me shume ne dokument tregohet qe financimi i universiteteve mbi baze te numrit te studenteve qe dalin dhe jo qe hyjne do ti motivonte keto institucione te kualifikonin studentet ne menyre me te orientuar ndaj tregut dhe per nje kohe me te shkurter. Megjithese Masterplani u pergatit me financimin e Bankes Boterore 2005-2006 megjithese Masterplani u pergatit me porosi te vete ministrise se Arsimit pra te qeverise asnje element thelbesor i tij pra asnje element i planit te zhvillimit strategjik te arsimit te larte ne Shqiperi perfshi edhe modelin e financimit te universiteteve nuk gjeti zbatim ne ligjin per arsimin e larte te pergatitur me vone nga qeveria. Aq me shume megjithese eshte me i rendesishem se ligji i arsimit te larte Masterplani nuk u be objekt diskutimi dhe miratimi as per qeverine dhe as per Parlamentin. Pse pra ndodhi keshtu Dhe me e rendesishme pse u kujtua qeveria ti rikthehet modelit te financimit te parashikuar ne Masterplan 4 vjet me vone Ka vetem nje koincidence Qeveria vendosi te pranoje modelin financiar te parashikuar ne Masterplan vetem kur universitetet private ushtruan presion mbi te per te perfituar nga parate publike te shqiptareve. Qeveria pranon te adoptoje modelin e ri financiar vetem se kete e kerkojne nje apo dy universitete private nderkohe qe beri te shurdherine kur kete gje pra te njejtin model financiar por pa universitetet private te perfshira ne te e kerkonin te gjitha universitetet publike shqiptare i gjithe profesoriati shqiptar. Kjo eshte nje koincidence fatale per kete qeveri sepse nuk eshte thjesht nje koincidence por nje ngjarje e pergatitur me kujdes dhe mbi baze te interesave te dyshimta qe vetem interesa publike nuk jane.

Ne te njejtin dokument publik per reformen e financimit te universiteteve Green Paper Ministria e Arsimit tregon qe sistemi i financimit te universiteteve me baze studentin kerkon qe institucionet publike te arsimit te larte te zhvillojne menyra te reja te menaxhimit dhe qeverisjes. Nje sistem i ri i qeverisjes universitare pra nje balance e re e qeverisjes autonomise dhe demokracise jepet ekzaktesisht ne Masterplanin e permendur. Ne kete Masterplan paraqitet se universiteti qeverisja drejtimi i perditshem i tij masa e pushtetit te dhene autonomise dhe kontrolli i perdorimit te tij do te duhet te ristrukturohen ne menyre krejtesisht te ndryshme nga e sotmja per ta vene ne levizje kete proces financimi. Ne kete dokument per shkak te ekzistences se saj si pjese e nje te tere reforma financiare konceptohet si nje reforme qe nuk mund te kryhet pa u kryer reforma administrative pa u kryer reforma strukturore pa u kryer reforma akademike e sistemit te arsimit te larte ne pergjithesi dhe e cdo universiteti ne vecanti. Reforma financiare konceptohet prandaj si pjese e nje universi i cili ekziston vetem se eshte i tille i pandashem. Aq me shume ne kete Masterplan parashikohej si pjese e te njejtit financim te dyja si strukturat ekzistuese universitare ashtu dhe ato qe do te vinin nga ish-institucionet e kerkimit shkencor ne reformen e krijimit te nje sistemi unik te mesimit dhe kerkimit shkencor. Ky sistem edhe sot nuk eshte krijuar akoma. Perkundrazi u komprometua aq keq sa qe sot e kesaj dite nje profesor me nje eksperience sa jeta i ardhur nga ish-institutet kerkimore per ne universitet qendron gatitu para nje spurdhjaku i cili jep leksionet vetem per meriten se qelloi te jete ne universitet ne kohen e te ashtuquajtures reforme ndersa profesori i vjeter simbol i dijes dhe eksperiences jep praktikat laboratoret e lendes se spurdhjakut. Pse nuk u nis te kryhen pra vite me pare reformat e qeverisjes universitare por qeveria kujtohet ti nis sot

Te gjithe perfshi edhe autorin e ketij shkrimi jemi perballe dy pyetjeve te natyrshme. E para pse universitetet shqiptare u shmangen nga reformimi madje edhe nga procesi i Bolonjes tri vjet me pare E dyta pse sot nga e njejta qeveri nga te njejtet personazhe po kerkohet qe ai reformim i mohuar te rifilloje Qeverisja eshte nje veprimtari qe lidhe politikeberjen me ndertimin e institucioneve aq sa eshte e pamundur te ndertosh institucione pa nje politikeberje te mbeshtetur mbi iniciativat dhe jo mbi urdhrin ashtu sikunder eshte e pamundur te besh nje politike pa urdhra ne qofte se nuk ke ndertuar institucione demokratike. Qeveria nuk ka qene kurre e interesuar te ndertoje universitete te verteta ne Shqiperi sepse ka qene e interesuar ti perdore ato politikisht nepermjet urdhrit. Kur perfundon se ndertuari institucioni nuk e pranon urdhrin cka nuk ka qene asnjehere dhe nuk eshte as sot ne interes te autoritarizmit dhe politikes se perdorimit politik te universiteteve. Prandaj logjikisht nuk do te jete as neser. Ndersa pergjigja e pyetjes se pare eshte e thjeshte ajo e pyetjes se dyte kerkon imagjinaten e nevojshme per te zbuluar se cfare ndodh ne nje film thriller. Meqenese pervec presionit te universiteteve private per te perfituar nga parate publike sot nuk ka ndryshuar asgje nga dje pranimi i modelit te ri te financimit te universiteteve dhe sipas logjikes se treguar deri tani edhe pranimi i reformimit te pergjithshem te tyre eshte produkt i ketij presioni dhe se bashku me te eshte produkt edhe i nje interesi te vecante te qeveritareve tane ne raport me forcimin financiar te universiteteve private cka e zhvesh reformen nga interesi publik e demotivon ate. Kjo nuk mund te fshihet me sot. Ashtu sikunder dje edhe sot qeverise nuk i intereson reformimi i universiteteve por thjeshtesisht dhenia e parave publike universiteteve private. Pra jemi ne situaten ne te cilen reforma do te rinise por pa shkrire acarin e pushtimit politik te universiteteve. Perkundrazi universitetet do te vendosen kete fillim viti ne nje rreth tjeter ne rrethin e nje poshterimi te ri te pangjashem per nga rendesa madje me asnje nga rrathet e ferrit te Dantes.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›