Libra te tille jane te ndaluar ne Gjermani
Haxhiografet dhe haxhiografia skane te reshtur
Fillimisht na duhet te sqarojme okielon. Haxhiografet panegjiriket dhe apologjetet jane fjale te peraferta per kah kuptimi. Fjala e pare eshte me etimologji te gr. lashte dhe percakton autoret e jetes se shenjtoreve. Me vone mori nje kuptim te zgjeruar. Fj. i V. Kokones i perkufizon haxhiografet si biografe qe zbukurojne jeten dhe veprat e heroit te tyre. Kurse haxhiografine e percakton si biografi me lavderime te tepruara. Ne kuptimin e sotem ka kuptim negativ fanatiket e adhurojne E.H.-n sikur te ishte shenjt. Lexuesit qe interesohet per perkeqesimin kuptimor te se njejtes fjale po i themi se fjala aristokrat ne sjellje asiston i mire fisnik gr. merret ne kuptimin pozitiv. Por aristokrat ne kuptimin klasor qe i perket nje familjeje bujaresh shfrytezuesish te bujkroberise ka kuptim negativ.
Libri qe po shqyrtojme ka si autor Sulo Gradecin ish-shefin e sigurise se Enver Hoxhes per 30 vjet. Jane kujtime te burgut ne periudhen e demokracise te cilat ai i ka shkruar ne ditar ne qeline e burgut 313 te Tiranes. Libri eshte hedhur ne treg nga shtepia botuese Vllamasi. Ditari eshte shkruar ne qeline e tij te burgut 313 te Tiranes. Keto shenimet e fundit jane marre nga paraqitja qe i behet librit ne njeren prej te perditshmeve tona 8.10.2010 e cila boton pjese te librit me titullin Meraku im me i madh siguria e jetes se Enverit pas vitit 1973. Ne fund te te dy faqeve te gazetes kemi kllapen ne te cilen tregohet vijueshmeria ne diten e neserme. Kaq na mjafton per te bere verejtjet tona. Kur te jem me i ngeshem mund te lexoj edhe kusurin per te pare me hollesisht se gjer ku shkon indoktrinimi i nje njeriu ne vendin tone te ngerthyer nga nje nostalgji e stimuluar per diktaturen qe lame pas.
Do te bejme menjehere nje krahasim me Gjermanine e pasluftes qe eshte vendi me i perparuar demokratik nder vendet e perfshira nga diktatura hitleriane. Ndersa ne iu shkeputem diktatures enveriste si vendi me i prapambetur ne Europe e me tej ne Gjermani nostalgjise per diktaturen nuk i gjendet as nami as nishani. Te ne diktatura enveriste ka nostalgjiket e saj te cilet mundohen ta zbukurojne ate madje te na e paraqesin edhe si shembull zhvillimi - packa se hengrem bar per te ruajtur parimet Jane harruar netet e zgjatura kur gdhiheshim radheve per vezet me numer per buken me defter por edhe per qumeshtin e femijeve te cilet mbeteshin pa te se mbaronte radha. . . Kujt i ben lavde ajo skote njerezish me tru te robotizuar Asaj kohe te mallkuar te varferise gjer ne mjerim kur kooperativisti ishte i shtrenguar nga skamja qe te vidhte pak bostan sa per te mbajtur shpirtin gjalle familja e tij Pak ndash sa per mbijetese - se perndryshe te priste burgu. Dhe cfare burgu se Jo si ai i Sulos dhe i Nexhmijes kur kjo ankohej se skishte tharese flokesh
Ne Gjermani aktori 95-vjecar Eshli kishte thene ne nje interviste se i kishte pelqyer ndonje akuarel i Hitlerit ne moshen shkollore. Megjithese ishte afer te njeqindave ky autor qe mbahej fizikisht si me ska ishte i duartrokitur kurdohere ne skenen gjermane. Vecse pas intervistes nuk ftohej me ne skene dhe ne TV. Gruaja e kishte kritikuar rende. Ftohtesi e pergjithshme. Se fundi vajti ne nje shfaqje i paftuar mori mikrofonin dhe tha me lot ne sy Me falni per rreshqitjen time. U tregova i papjekur para do kohesh ndonese edhe mosha nuk duhej te ma lejonte kete. I kerkova ndjese edhe gruas sime. Nuk kisha kuptuar aty per aty se qofte edhe pa dashur iu kujtova njerezve nje kohe qe sduhej zene me goje per shkak te vuajtjeve tona dhe te te gjithe njerezimit. Shpresoj te me falni edhe ju bashkatdhetaret e mi te dashur. Nuk vazhdoi dot me gjate se e mbyten lotet. Nxori shamine nga xhepi. Nderkaq salla buciti ne duartrokitje Nje recitim nje recitim Dhe Eshli recitoi nje fragment nga Brehti qe e perloti krejt auditorin. Ishte nje poezi kunder dhunes diktatoriale.
Tani po me jepet te citoj nga keto faqet qe mu dha rasti te lexoj E veshtire ka qene per mua te rrefeja madheshtine e Enver Hoxhes qofte edhe e ores me te zakonshme te nje dite si te gjitha te tjerat te nje banori me te thjeshte te nje qyteti te nje fshati. Jane te mjegullta ato ditet e tjera qe u perkasin banoreve apo Enverit... Nuk do te kerkojme sintakse nga Suloja Por eshte teper e qarte ajo madheshtia e Enverit Me e erret akoma eshte ajo dhoma e ajrosjes qe kishte mbishkrime te burgosurish. Citojme Duket sikur thone Qui a terre a guerre kjo eshte toka dhe lufta Qui eshte italisht =ketu apo frengjisht =kush Asnjera nga a-te nuk del te jete eshte Lufta e shquar ne fr. shkruhet la guerre. Ne it. lufta la guerra. Injoranti pra ciftezohet me ironikun ne frazen e ditarit qe ben fjale per takimin e kreut te partise socialiste me prokurorin e pergjithshem ne nje hotel luksoz. Ai shkruan me tej Se cfare ckurdiset normative shkurdiset apo se cfare kurdisin Partine Komuniste e nxoren jashte ligjit sipas pervojes amerikane. Ne kohen e demokracise flitet me manierat e hershme te imperializmit amerikan Autori enverist urren Ameriken dhe Bashkimin Europian sido qe - sic del ne nje vend te ketyre dy faqeve - i ka mjaft nga njerezit e tij jashte shtetit por jo ne Kube as ne Korene e Veriut Hipokrizia e autorit shihet edhe ne pjese te tjera te ditarit.
Tani le te ndjekim disa nga frazat prej faqes se pare gjer ne fund te se dytes sipas radhes
Me 21 janar 1993 Suloja shkruan Po lexoj gazetat ... E djeshmja iku por e sotmja cthote Nuk e di. Nuk jam ne gjendje te them asgje. Madje as te mendoj. Se cme hypen me hipen nganjehere. Keto fraza nuk jane organike. Jane parazitare pa lidhje. Natyrisht jo nga miresia. E kujt Jo nga miresia ime perjashtohet. Se S. Gradeci ne te gjithe ditarin perligj vetveten. Duket se e ka fjalen ne menyre ironike per miresine e tyre Por edhe keshtu kalohet nga njejesi ne shumes Kalon nga me hipen kacabunjte njejes te miresia e tyre shumes e tyre prape ska reference. Per cilet e ka fjalen. Perpiqem te mos i shikoj keto mure ah qenkan muret mirepo nuk i shmangem dot. Kujt Shikimit Ne kete rast trajta e shkurter e peremrit vetor i do te ishte me vend por fjalia del e pakuptimte. Vazhdojme Se ja dua te shpetoj prej tyre. Por ku te shkosh Ne fjaline nuk i shmangem dot mureve duhet nderruar trajta e shkurter e peremrit vetor nga i ne u.
Por duhet te heqim dore nga keto labirinte te nje shkrimi me gabime te shumta per te mos u bere i merzitshem per lexuesin. Mendimin qe frazat calojne hap pas hapi le ta marrim me mend
Komunistet jane qaramane kur jane ne hall. Behen tirane kur kane dicka ne dore. Jane te ndergjegjshem se denohen me kot njerez te cilet shtrengohen te pohojne krime te fantastikuara. E dine se Mustafa Gjinishi ishte me karakter dhe nuk do ta poshteronte veten qe te behej afije i anglezeve. Por duhej vrare tinezisht nga Miladini dhe nga Enveri. Tanime ska dyshim qe E.H.-a ka gisht ne kete krim. E dine se Musine Kokalari u martirizua tere jeten aktive te saj pa asnje faj. E dine edhe se Vilsoni dhe dhe Genci ishin persona te talentuar te poezise packa se u ngarkuan per krime te paqena. E dine gjithashtu se u zhduk nje kler i tere me akuza provokuese. Klerit katolik vecanerisht i vune arme ne kishe. E dine po ashtu se shume nga shoket e miqte e sigurimsave jane denuar me vdekje per biografine e eterve. E dime se ctmerr ishin hetuesite e dhunes sadiste te hetuesive komuniste. Te gjitha keto i dinte me mire se te tjeret vete Sulo Gradeci ish-shefi i sigurise Sigurimit te E. Hoxhes per 30 vjet. Shoket e tij te sigurimit kishin besim absolut qe ti tregonin sesi vriteshin njerezit e denuar njehere per fajesiacute brenda burgut. Sesi hidheshin nga penxherja e hetuesise dhe hetuesit benin nje procesverbal se u vetevrane. Avokati Myzafer Pipa qeacute njeri nder ata. Dhe tani rrefyesi i ditarit ankohet se avokati i tij hoqi dore nga mbrojtja mund ta mbroje nje tjeter kur gjyqet komuniste beheshin pa avokat Me 19 shkurt i pandehuri Sulo shkruan Hoqi dore nga te qenit avokati im i pare. Me siguri ndonje dobicllek. Nuk jam ne gjendje te zberthej me shume une mund te ngre pyetjen e motivit por kete e bej thjesht ne menyre instiktive duhet shkruar instinktive. Pergjigjja Dobiclleku me i madh eshte dekretimi i heqjes se avokateve. Tani edhe te te mos ofrohen avokatet ata ti cakton shteti.
Dhe tani ky denigrues na qaravitet se ishte perfolur per keq nje polic qe i kishte cuar Aranit Celes nje... cokollate nga familja Sikur nuk e di se te pandehurit e kohes se tij te ndeshkuar me torturen e etjes detyroheshin te pinin shurren e tyre Sikur nuk e di se Dom Lazer Shantoja ishte katandisur pa gjymtyre te cilat ia kishin sharruar xhelatet dhe e ema e te gjymtuarit u lutej hetuesve qe ta ekzekutonin qe te shpetonte i biri nga kjo lemeriacute Te ngjall neveriacute kjo thenie e Sulos Une kam nje te mire me vete Fuqine e fjales fuqine e te vertetes Te vertetat e Sulos jane mashtrime nga me ordineret Nuk e di Suloja se Enveri ishte stalinist E megjithese ia ruajti statujat tiranit sovjetik nuk e permendte me Stalinin. E dinte qe ky ishte antishqiptar Shqiperia placke tregu. Se dyti autorizimi per gelltitje i Shqiperise nga armiqte shekullore te vendit tone. Jam i bindur se edhe gjate te tere librit te tij nuk duhet ta kete permendur Stalinin. Se do te dilte tradhtia e Enver Hoxhes- si vasal fanatik i nje antishqiptari. Nuk mungojne autolevdatat e pabesueshme Une jam i sinqerte qe i besoj fjales qe lidhet per fjalen e vertete tri pika. I drejtohem Sulos ne veten e dyte Pavaresisht nga shprehjet kakofonike joletrare te fjales qe lidhet me fjalen e kuptojme se kerkon te na shitesh si i drejte. Por ne te vertete je i drejte si litari ne thes Nuk e di ti se Mugosha ka qene shkaktari kryesor i vrasjes se Ramize Gjebrese dhe vrasesi me doren e tij i Besnik Canos e i Qeramudin Sulos qe kishin lene studimet universitare ne Itali dhe kishin ardhur ketu per te luftuar okupatorin Ti paske lexuar traktin e Xhelal Staraveckes qe deshmon torturat e Dushan Mugoshes ndaj shqiptareve. Madje shkruan se ky eshte nje shembull domethenes mbi marrezite apo krimet - shenim e ketij serbi keqdashes per gjithcka shqiptare. Kete te vertete njihke ti Po te verteten tjeter se Enveri ka bashkepunuar me Mugoshen per te zezen e shqiptareve dhe Nexhmija u ka bere letra dhembshurie kur kane ikur nga vendi yne Dushanit dhe Miladinit Ketu del edhe portreti i kryekomunisteve tane E.H.-s me lakenjte e tij. Pse se thua kete te vertete Nuk ka dy te verteta qe kundershtojne njera-tjetren.
Kemi edhe shfryrje te tjera ne kete hall qe e ka gjetur Sulo Gradecin E shoh horizontin te murme jeten e brishte te demokracise se shpelare te ardhmen e pasigurt Vjell kunder demokracise ky admirues i diktatures kur secili e ndjente veten te pasigurt se mos binte preacute e terrorit komunist ne ate kohen e tij te ndritur Djalin e kane futur ne shkolle. Kjo me qeteson - shkruan ne nje pasazh tjeter. Sot jo vetem qe bijte e komunisteve shkollohen por bejne shkolle edhe ne universitetet me te medha te botes per te na dhene pastaj leksione demokracie. Si ai djali i Sulejmanit qe ka misionin te krijoje lobe ane e kend per te poshteruar atdheun e vet Autori i librit ankohet se nje te madhi te regjimit Q.M.-it per gati nje muaj nuk i kishte ardhur askush ne takim kur ishte ne proces hetuesie. I permenduri Qiriako gati sa sqante. Prof. Foto Bala ish-shoku i rinise se Enverit i kishte shkruar nje leter nga burgu diktatorit ta lironte perkohesisht se nena e tij ishte e semure ne prag te vdekjes. Ajo nene i kishte ofruar dreka e darka E. H.-s si mik i djalit te saj. Enveri perkundrazi e internoi edhe me larg kete nene Keto ose ngjarje si keto i di mire Suloja. Perkundrejt mizorise ndaj F. Bales nga burgu i tanishem i Sulos ky na jep edhe leksione humanizmi Vdekja e njeriut me te afert kerkon nje perkulje nje perulje perpara arkivolit nje respekt per here te fundit. Eumlshte fjala per vdekjen e babait te bashkevuajtesit te tanishem te Gradecit Xhekes te cilit demokracia i dha leje te perkohshme per te qene i pranishem ne varrim. Por a e di ky qe na ben shfaqje kameleonizmi sesi vdiq vajza e re e Liri Belishoves Drita Como Kjo vajze e pafajshme ishte nje poete me nje talent te rralle. Nexhmija u gjend gur perpara kerkeses se te emes qe ta linte edhe pak ne spital prane se bijes qe i kishte minutat te numeruara. Dhe tani ne burg kjo Nexhmije na u merzitka nga vetmia dhe kerkon te shkoje ne kamp. Te pakten atje do te kem diell do te bej shetitje ndash na thote autori duke cituar Nexhmijen. Ne kampin e Vlolcishtit drejtori i kampit i vellai i nje byroisti i mbyste viktimat ne kenete per hic mosgje. Keto tmerre perseriteshin edhe ne Kampin e Bedenit e kudo gjetke. Ndersa Nexhmija e ditka mire se ne kampet e sotme vihet edhe per... te bere shetitje Sulo e permend perandoreshen e kohes se krimeve me shprehjen trimeresha e veja e nderuar e Enver Hoxhes. Ky i apasionuar pas romaneve te Hajnri Beilit Mund te lexonte edhe Kujtimet e Boris Bazhanovit perkthyer ne shqip. Bazhanovi ishte prane Stalinit ne ofiqe te larta Ne f. 101 ai shkruan Cdo te thote te ishe prane Stalinit Do te thote se do te duhej te pajiseshe me te tera cenet bolshevike te mos njihje asnje norme morale e ndershmerie te ishe i zhveshur nga cdo ndjenje njerezore. te ishe ujk e shkuar ujkut. Larg qofte Te mbetesha vetem si nje burme e kesaj makine dhe ta ndihmoja qe gjithcka te vertitej Me mbeti vetem nje rrugedalje te arratisesha jashte shtetit. Ndofta aty do te gjeja ndonje mundesi per te luftuar kunder ketij socializmi me fytyre ujku.
Kurse ti shoku Sulo mbete si ajo burma packa se e ndryshkur qe duhej per te funksionuar sistemi. Tani ajo burme u shperbe. Libri i Bazhanovit u be i famshem ne Perendim. Ndersa libri yt do te mbetet i palexueshem. Ti vete mbete vetem si ajo burma e Bazhanovit qe ka dale jashte perdorimit. 99 -shi i zgjedhjeve te falsifikuara mbeti ne 05 Pyete bashkepartiakun tend Hysni Milloshin te ta konfirmoje