E Shtunë, 31 Tetor 2026

1/3 e te huajve te Rames kur tre te tretat e ligjit jane SHBA

Urrejtja ndaj gjykates nuk eshte asgje me pak se urrejtja ndaj drejtesise. Kjo i shkon per shtat kryetarit te pushtetit vendor qe ia adreson si burreri vetes faktin qe ka 40 dosje ne ngarkim ka 40 padi por askush nuk qenka i zoti ta nxjerre fajtor kete sfide Rama e ka me Ramen prokuroren por ne do te ndalojme te Gjykata e Mohuar e Rames. Eumlshte e pazakonte e vecante dhe lajm qe duhet marre shume seriozisht njeheresh fakti qe Shtetet e Bashkuara te jene kembengulese ne te drejten e paster te berjes se drejtesise si ne rastin e Gjykates Administrative. Perse dhe ku ngec favori i Rames me miratimin e Gjykates Administrative Perse opozita e lire e pakomanduar nuk ishte ne nje mendje me qendresen e kryebashkiakut ndaj ketij institucioni qe prej dy vitesh mbahet peng nga kryesocialisti qe se fundi i beri karshillek SHBA-se Do ta shoqerojme reagimin me disa nga nenet e ketij projektligji si dhe dobite qe gjykata dhe pengesat qe sjell ajo per administratoret shfrytezues te biznesit.

Do te shkepusim disa detaje nene te ligjit per Gjykaten Administrative per te bere me prezent se mbi cfare dobie per biznesin ka rene jo-ja e opozites nepermjet urdhrit te Edi Rames.

Pjese te ligjit jane shkeputur nga drafti qe eshte miratuar nga Komisioni parlamentar per Ceshtjet Ligjore Administraten Publike dhe te Drejtat e Njeriut ne fund te prillit 2009 dhe qe eshte perfshire ne rendin e dites se dy seancave te fundit parlamentare para zgjedhjeve te 28 qershorit 2009. Per te njejten arsye qe nuk u votua me 30 shtator 2010 nuk u votua as ne seancat e fundit te vitit 2009. Kjo tregon se ligji nuk ka te beje aspak me transparencen e kutive te cilat nuk ekzistonin para 28 qershorit te vitit te kaluar kur draft-ligji kishte kaluar me gjithe pretendimet e grupeve te interesit e politikes dhe priste 84 vota nga dy palet pozite-opozite qe te shnderrohej ne ligj e te hapej rruga e ngritjes se Gjykates Administrative ne Tirane dhe shtate rrethe dhe nje Gjykate Apeli Administrative ne Tirane. Ne kete periudhe asnje nderkombetar nuk kishte shfaqur kundershtime apo pretendime per kete projekt te USAID-it ideuar e financuar ne kuader te nje reforme te gjithanshme rregullatore por ata mbine nga fjalia e Rames ditet e para te tetorit pasi skadoi ultimatumi amerikan i 30 shtatorit qe shoqerohej dhe me djegien e 16 milione dollareve qe do mundesonin ngritjen e kesaj gjykate ne infrastrukture e trajnime te gjyqtareve. Nuk eshte e thene krejt te jesh jurist qe te marresh vesh thjeshtesine e ofruar nga ligji per Gjykaten Administrative. Ne nenin 2 te saj ne pikat tre dhe kater thuhet

3 ndash Organi i Administrates Publike si rregull ka detyrimin te provoje bazueshmerine e veprimit administrativ te kryer prej tij si dhe ligjshmerine e kryerjes se veprimeve ne fushen e marredhenieve te punes

4 - Gjykata Administrative sipas natyres se ceshtjes gjykon edhe mbi aktet shkresore dhe mosparaqitja e paleve nuk perben shkak per pushimin e gjykimit

Ne krye te radheve ligji e nis me mbrojtjen e te drejtave te sipermarrjes individeve duke konstatuar se ska ndermend te merret me arrogancen bashkiake qe ka me shumice veprime apo akte shkresore me telashe por qe edhe nuk kane nge te paraqiten shume here prane gjykatave. Ketu gjykatesi vazhdon me nge punen dhe brenda afateve qe jane maksimumi 40 dite mbyll kapitullin duke marre nje vendim. Ne nenin gjashte kur permenden kompetencat lendore te Gjykates Administrative thuhet ne piken 1 Gjykata Administrative eshte kompetente per shqyrtimin e mosmarreveshjeve qe lidhen me

a. nje veprim administrativ pavaresisht nga forma dhe lloji

b. marredheniet e punes te rregulluara nga Kodi i Punes ne te cilat punedhenesi eshte nje organ publik

c. nje akt nenligjor normativ te organeve qendrore apo organeve te njesive te qeverisjeve vendore

Edhe ne kete kompetenca gjejme hapesire te mjaftueshme ku perfaqesohen te drejtat e biznesit qytetarit qe ka pune me administraten dhe nuk kemi asnje nderkombetar deri me tani pervec fjalise anemike te Rames qe te kete qene kunder draftit te miratuar ne komisione. Nen nenin 11 pika 6 gjashte eshte nje paragraf me rendesi te madhe per kohen dhe koston e biznesit ku thuhet se mosmarreveshjet zgjidhen nga Gjykata e Larte me vendim brenda 10 dhjete diteve nga data e marrjes se akteve... Pra nuk ka telenovele qe nis e nuk di te mbaroje ne dyert e kesaj gjykate te re ende ne pritje te dhenies se nje pelqimi politik nga socialistet qe frenohen nga Rama. Tani se ku flene Lepujt e Rames se duhet thene nje lepur nuk merr persiper kaq shume halle sa ka kryepushtetari vendor ne kete histori parandaluese te abuzimit merret vesh kollaj dhe do te permendim edhe pika te tjera te nenit qe ngushtojne rrethin dhe rrezojne shkurt e thjesht tentativa. Nen nenin 28 pika nje dhe tre saktesohet ... Gjyqtari ne perfundim te veprimeve pergatitore dhe jo me vone se 20 dite nga data e paraqitjes se padise nxjerr urdhrin per caktimin e seances gjyqesore... dhe ne piken 3 njoftimi drejtuar paleve duhet te permbaje paralajmerimin qe mosparaqitja e provave perpara seances se pare gjyqesore shkakton mospranim te tyre... Do te thosha se nje peshe te madhe ne kete ligj ze neni 30 qe flet per Barren e Proves. Ne te konkretisht thuhet

Barra e proves

1. Organi publik ka detyrimin te provoje ligjshmerine e aktit administrativ dhe te veprimit tjeter administrativ te nxjerre jo me kerkese te paditesit.

2. Organi publik ka detyrimin te provoje ligjshmerine e veprimeve ne marredhenien e punes nga e cila ka lindur mosmarreveshja objekt gjykimi.

3. Ne rastet e tjera pala ka detyrimin te provoje faktet ne te cilat bazon pretendimin e saj. Por edhe ne keto raste gjykata edhe kryesisht me vendim te ndermjetem mund te vendose kalimin e barres se proves tek organi publik kur ka dyshime te arsyeshme te bazuara ne prova me shkrese qe vertetojne se organi publik fsheh apo nuk paraqet me dashje fakte dhe prova te rendesishme per zgjidhjen e mosmarreveshjes. Ky vendim ankimohet se bashku me vendimin perfundimtar.

Pra nese organi publik qofte qendror apo lokal nuk arrin te provoje saktesine ligjore te veprimit rrezohet ne kete gjykate. Mazhoranca e ka pranuar kete barre prove duke e pranuar voten per ligjin bashkia me Ramen ende kane frike. Lehtesirat ne kete ligj jane te shumta dhe zyrtari eshte me shume afer sherbimit ndaj subjekteve sepse gjykata sipas nenit 31 pika 2 te ketij ligji te pritshem ne rast Shkelja e pajustifikuar e detyrimit per te paraqitur dokumentet nga organi publik edhe brenda afatit te dyte te caktuar perben shkak qe gjykata me kerkese te pales ose kryesisht te caktoje gjobe ndaj titullarit te organit publik. Masa e gjobes eshte e barabarte me 20 te pages minimale ne shkalle vendi per cdo dite vonese.

Bizneset apo subjekte qe kane ceshtjet ne kete gjykate sigurisht jane dakord me nenin 35 pika 2 te ketij ligji ku thuhet 2. Gjykata Administrative e Apelit shprehet brenda 30 diteve pasi ka thirrur palet e interesuara dhe organin qe ka nxjerre aktin. Vendimi ka fuqi vetem inter partes dhe ndaj tij mund te behet ankim i vecante ne Gjykaten e Larte. Udha e zgjidhjes se mosmarreveshjeve padive te shumta shkon me vite ne te tre nivelet e gjyqesorit ne periudhen kur Gjykata Administrative ka ngecur ne Parlament. Pervec pafundesise se transparences trajtimit profesional sepse gjykatesit ishte parashikuar nga fondi 16 milione dollare te trajnoheshin nga USAID-i pra nga SHBA-ja kishin dhe limitim te kohes per te mbyllur ceshtjen deri ne Apel. Neni 42 ne pikat nje dhe dy per Gjykaten Administrative percakton 1. Gjykata ku eshte paraqitur ankimi dergon ankimin se bashku me aktet qe i bashkelidhen atij ne Gjykaten Administrative te Apelit brenda 15 diteve nga data e depozitimit te ankimit.

2. Gjykata Administrative e Apelit shqyrton ceshtjen brenda 30 diteve nga data e ardhjes se ankimit nga gjykata ku eshte paraqitur ankimi.

Keto jane pjese te vogla te asaj qe ndryshon rrenjesisht ne kete ligj te mbetur pa votuar per arsye qe Rama i ndryshon nje here ne dy dite ndonese nuk mungojne ekspertet dhe bashkepunetoret nga e majta qe jane konsulente e bashkehartues ne kete draft. Ambasada amerikane duke pare nervozizmin kundershtues te opozites kerkoi para seances se 30 shtatorit te votohej ky projekt i rendesishem sepse mosvotimi kushtonte me shume sesa fondet. Rama me te vetet nuk begenisi ta merrte ne konsiderate keshillen miqesore te aleatit me te rendesishem te Shqiperise dhe i tha lsquojo gjykates. Pak ore me vone ambasada amerikane ne Tirane ka reaguar serish per te njejten ceshtje duke deklaruar se terheqin fondet shprehin mirenjohje per mazhorancen dhe zhgenjim per opoziten. Ne gjendjen me naive politike Rama del dhe shpjegon se ky ligj mund te jete i mire ne leter por i keq ne praktike duke paragjykuar institucionin e pavotuar e pangritur. E si nxenes i mbetur per vjeshte nje dite me pas nxjerr pretendimin se nje e treta e nderkombetareve paskan qene kunder ketij projekti ndaj duhen bere korrigjime te cilat ai nuk i di por as nuk i ka gati. Dhe cudia ka te beje me faktin se kur flasim per nje te treten e nderkombetareve ku ketu nuk eshte se shohim fort nje te treten. Ne Shqiperi afer tre te tretat e nderkombetareve per ne jane vete amerikanet aleatet tane me te medhenj ne gjithe historine se ku i gjen Rama nje te tretat kete zor ta marrim vesh. Ndaj keto cudira bashkiake nuk duhet te zgjasin kur behet fjale qe kostoja te bjere mbi te gjithe qytetaret.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›