E Diel, 1 Nëntor 2026

Ina Rama Akuzat e ish zevendes kryeministrit Ilir Meta ndaj institucioit qe ajo drejton jane thjesht retorike politike

Ne Shqiperi prokurorja e pergjithshme Ina Rama tha sot se akuzat e pak diteve me pare te ish zevendes kryeministrit Ilir Meta ndaj institucioit qe ajo drejton jane thejsht retorike politike. Keto komente zonja Rama i beri pas nje takimi per perfundimin e nje programi per krijimin e njesive te perbashketa hetimore te financuar ne kuadrin e Sfides se Mijevecarit. Ne takim ambasadori amerikan Alexander Arvizu ngriti edhe nje here shqetesimin per pengsat qe sjell ne hetimin e rasteve te korrupsionit imuniteti qe gezojne zyrtaret e larte ne Shqiperi

24 ore pasi Gjykata e Larte e cila ka nisur procesin ndaj ish zevendes kryeministrit Ilir Meta vendosi te konsideronte te pavlefshme aktet e ekspertimit te videos ne te cilen ai shfaqej ne bisede me ish ministrin e ekonomise Dritan Prifti duke folur per licenca ne kembim te ryshfeteve zoti Meta leshoi te marten akuza te forta ndaj prokurorise. I akuzuar per korrupsion ish zevendes kryeministri u shpreh se Prokuroria kishte vepruar si nje celule politike me qellim per te goditur ate dhe forcen politike qe ai drejton ne prag te zgjedhjeve per pushtetin vendor.

Por sot erdhi edhe reagimi i pare dhe mjaft i shkurter nga kryeprokurorja Ina Rama sipas se ciles organi i akuzes nuk kishte shkelur asnje procedure. Eshte nje retorike politike. Gjithshka qe kemi per ceshtjen ne ja kemi lene salles se gjyqit tha zonja Rama. Komentet e kryeprokurores u bene pas nje takimi te organizuar ne perfundim te programit per mbeshtetjen dhe krijimin e njesive te Perbashketa hetimore Rajonale i cili u financua ne kuader te Sfides se Mijevjecarit. Nje program i cili synon te forcoje luften kunder krimit ekonomiko financiar dhe pastrimit te parave qe rrjedhin nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Ne nderhyrjen e tij ambasadori amerikan Alexander Arvizu ngriti edhe nje here shqetesimin lidhur me ceshtjen e imunitetit Shume vende europian u japin lloje te caktuara kufizimi imunitetit te zyrtareve publike. Shqiperia mbetet unike ne faktin qe kufizon te gjitha veprimet hetimore qe mund te kryhen ndaj gjyqtareve dhe zyrtareve te larte publik. E di qe shume nga ju ne kete salle keni shprehur shqetesim se do te jete e veshtire qe te ndodhe ky ndryshim por gjithashtu jeni shprehur se kjo lloj pamundesie i pengon hetimet ne Shqiperi. Ambasadori amerikan tha se inkurajon ndryshimin e ligjit qe ato te zbatohen ne menyre te barabarte per te gjithe.

Ceshtja e imunitetit diskutohet prej vitesh dhe duket se ka ngelur peng i humoreve politike. Kufizimi i imunitetit kerkon ndryshime kushtetuese e per pasoje nje konsensus politik mes paleve te cilat vecmas pranojne se nje ndryshim i tille duhet te ndodhe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›