Malaj: Shqipëria rrezikon sërish integrimin, PS të shkojë në parlament
SHKODËR- ‘Shqipëria rrezikon sërish integrimin. Partia Socialistë duhet të jetë një parti e cila operon në parlament."
Kështu u shpreh sot në Shkodër deputeti i Partisë Socialiste Arben Malaj, ku zhvilloi një takim më studentët e Universitetit të qytetit verior.
Duke folur për situatën në vend, deputeti socialist solli në vëmendje se Shqipëria është në krizë që nga viti 2009, duke cilësuar si shkaktar sistemin, i cili ka forcuar pozitat e kryetarëve, ndërkohë rekomandoi që zgjidhja është shmangia e pushtetit absolut.
“Shqipëria në krizë që prej 2009 dhe përkeqësua në 2011. Sistemi ka forcuar pozitat e kryetarëve. Nuk kemi model pozitiv te asnjë parti, ndaj duhet të shmangim pushtetin absolut. Partia Socialiste ka mundësi të krijojë një model”,- u shpreh deputeti i PS-së, Arben Malaj.
(e.m/BalkanWeb)