E Diel, 1 Nëntor 2026

Pabarazia gjinore, OSBE: Në administratë nëpunës gjinorë

TIRANE- Pavarësisht nismave kundër diskriminimit, një femër ndihet ende në dilemë nëse duhet të rrijë në shtëpi apo të ndjekë karrierën. Pabarazia gjinore dhe dhuna në familje, ende mbeten shqetësim edhe pse strategjitë nuk mungojnë. Sipas një nisme të re të iniciuar nga OSBE0-ja, nëpunësit gjinorë do të jenë një strukturë e re e administratës, trajnimi i të cilëve do të bëhet nga projekti i përbashkët i OSBE-së dhe Ministrisë së Punës.

“Në vazhdim mund të punohet për të plotësuar rrjetin brenda institucioneve. Në 14 ministri ka vetëm dy nëpunës të barazisë gjinore të emëruar zyrtarisht dhe janë pikërisht në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Ministrinë e Shëndetësisë. Pjesa tjetër veprojnë si nëpunës gjinorë, përveç detyrave të përditshme që kanë. Edhe në nivelin vendor është po e njëjta tablo, vetëm 15 nga 16 nënpunës gjinorë janë të emëruar zyrtarisht si punonjës me kohë të plotë të barazisë gjnore. Kështu që, mendoj se ka ardhur koha të finalizojmë procesin e emërimit të punonjësve të barazisë gjinore. Për të përforcuar lidhjen midis ministrive, Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore dhe nënpunësve gjinorë në nivel qendror dhe vendor”,- theksoi kreu i OSBE-së, Eugen Wolfarth.

Kreu i OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wolfarth tha se edhe në zgjedhjet e 8 majit ende nuk ka të dhëna për numrin e kandidateve femra. "Ka ardhur koha të bëjmë më shumë emërime të nënpunësve gjnorë si në ministri, ashtu edhe në pushtetin vendor ", - tha ai.

Edhe minsitri i Punës, Spiro Ksera tha se gratë ndodhen të diskriminuara pavarësisht politikave sociale të ndërmarra.

“Pabarazia gjinore mbetet një shqetësim për shoqërinë, duke vendosur shumë gra në dilemën midis rritjes së fëmijëve apo zhvillimit të karrierës, për shkak të mungesës së përshtatjes në orare, shërbimeve sociale dhe pengesave të tjera. Në shoqërinë e sotme shqiptare vihet re gjithashtu një rritje e fenomenit të dhunës në familje, e cila ushtrohet më shumë mbi gratë dhe vajzat. Studimet tregojnë që dhuna shfaqet në të gjitha format e saj”, - u shpreh Ksera.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Pabarazia gjinore, OSBE: Në administratë nëpunës gjinorë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›