E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlamenti shqiptar miratoin projektligjin per ndertimin e godines se re te parlamentit

Ne Shqiperi parlamenti miratoi sot projektligjin i cili percakton procedurat e ndertimit te godines se re te parlamentit ne qender te Tiranes aty ku sot ngrihet godina e Piramides ish muzeut te diktatorit Enver Hoxha. 

Projektligji i sotem i cili kaloi vetem me votat e shumices se djathte pason fazen e pare te projektit te realizuar nga nje studio austriake. Ai ka hasur ne debate te shumta pasi edhe ekspertet e fushes arkitekte dhe urbaniste e kane kundershtuar prishjen e nderteses se Piramides e cila sipas tyre eshte pjese e trashegimise kulturore. Nje tjeter problem lidhet dhe me faktin se ekziston edhe nje kontrate qeraje mes ministrise se ekonomise dhe televizionit Top Channel i cili ka studiot ne kete godine.

Deputete te shumices edhe sot thane se nuk ka pse te qendroje ne zemer te kryeqytetit nje objekt qe i ishte kushtuar diktatorit komunist. Me projekligjin e sotem i hapet rruga plotesisht ndertimit te parlamentit te ri per te cilin nuk ka ende nje kosto zyrtare ndonese autoritetet jane shprehur kohet e fundit se kane arritur nje marreveshje ne parim me qeverine e Arabise saudite e cila do te ofroje nje grant prej afer 110 milion eurosh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›