E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama: Ceshtje penale per nxjerrje te sekretit hetimor

Tirane - Prokuroria e Pergjithshme deklaroi dje se persona, te cilet nuk i identifikoi per publikun, kane nxjerre materiale sekrete hetimore, duke demtuar procesin qe lidhet me ngjarjen e Gerdecit dhe lajmeroi nisjen e nje procedimi penal.

Duke dale me nje njoftim per media dje, lidhur me ngjarjen e 15 marsit 2008 te ndodhur ne Gerdec, Prokuroria e Pergjithshme kujtoi faktin se ka regjistruar procedimin penal nr.3 dhe ka vene nen akuze 30 te pandehur, ceshtje e cila eshte derguar per gjykim ne Gjykaten e Larte. "Ne perfundim te hetimeve te kesaj ceshtjeje, ne zbatim te Kodit te Procedures Penale, per te realizuar nje mbrojtje sa me efektive gjate gjykimit, te pandehurit dhe mbrojtesit e tyre jane njohur me te gjitha aktet dhe provat e administruara ne kete procedim penal, duke marre kopje te tyre", - thuhet ne deklaraten e PP. Ajo shton se "dhenia e ketyre akteve eshte dokumentuar ligjerisht me paralajmerimin per mospublikimin e tyre".

Prokuroria e Pergjithshme evidenton se ditet e fundit ne media jane publikuar disa akte te procedimit penal nr.3 te vitit 2008. dhe thote se "dhenia e ketyre materialeve mediave, nga personat te cilet kane tashme detyrimin ligjor per te mos i publikuar, jo vetem demton zhvillimin e procesit te rregullt ligjor ne gjykimin e kesaj ceshtje, por ne to ka dhe akte qe jane sekrete, e qe perhapja e tyre perben veper penale". Ne keto kushte, - deklaroi Prokuroria e Pergjithshme, - Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane ka regjistruar procedimin penal nr. 1799, duke filluar hetimet per vepren penale te "Zbulimit te akteve dhe te dhenave sekrete", parashikuar nga neni 295/a i Kodit Penal".

Gjithsesi, Prokuroria e Pergjithshme nuk sqaroi kush jane personat qe kane nxjerre ne media materiale qe i perkasin hetimit te ceshtjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›