E Diel, 1 Nëntor 2026

Shehu: Kriza, deficiti buxhetor nuk do te kaloje parashikimet

Deficiti fiskal ne buxhetin e shtetit nuk do te jete me shume se 4-4.5 per qind, tha dje zv/ministri i Financave Sherefedin Shehu, i cili komentoi nje konkluzion te Fondit Monetar Nderkombetar, qe ne nje analize te fundit ka konstatuar se deficiti buxhetor i Shqiperise do te rritet. Shehu tha se Fondi ne qendrimin e tij nuk ka marre ne konsiderate te ardhurat nga privatizimi qe kete vit jane 250 milione euro. Zyrtari i Financave garantoi keshtu te gjithe opinionin se deficit buxhetor i vendit do te jete brenda normave te miratuar nga Kuvendi i Shqiperise, te percaktuara edhe ne buxhet. Sipas nje raporti te fundit te FMN-se, projeksionet me te fundit e rendisnin Shqiperine ne krye te kontinentit, per sa i takon rritjes ekonomike gjate ketij viti. Ekonomite e vetme ne Evrope qe do te njohin rritje ne 2009, sipas Fondit Monetar jane vetem Shqiperia dhe Qipro. Parashikimi i FMN-se i adreson Shqiperise nje rritje ekonomike ne nivelin 0.4 per qind, ne nje kohe kur pjesa tjeter e Evropes eshte e zhytur ne recension te thelle, mjafton te permendim qe vende te tilla si Gjermania. Ekonomia reale ne Shqiperi ka vijuar te njohe rritje progresive vitet e fundit, sipas FMN-se ne 2007 prodhimi i brendshem bruto u rrit me 6.3 per qind, ndersa ne 2008 me 6.8 per qind.

Kjo rritje eshte mundesuar nga politikat probiznes te ndermarra nga qeveria, te cilat kane nxitur aktivitetin ekonomik ne vend. Nisma me e fundit e ndermarre nga qeveria, e perkrahur nga Fondi Monetar Nderkombetar por e kundershtuar nga opozita, ishte kredia prej 250 milione eurosh, e siguruar ditet e fundit nga bankat nderkombetare, qe krahas valutes se siguruar nga privatizimet, do t'i japin ekonomise shqiptare likuiditetin e nevojshem per te siguruar stabilitet dhe nje ecuri pozitive, eshte gjate ketij viti ashtu sic ka parashikuar edhe FMN ne raportin e saj me te fundit.

Parashikimi

Fondi Monetar Nderkombetar parashikon nje rritje progresive te ekonomise shqiptare dhe per periudhen nga viti 2010 deri ne vitin 2014, ku niveli mendohet te shkoje ne 6 per qind. Fondi parashikon se Shqiperia do te kete rritjen me te larte ekonomike ne Evrope kete vit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›