Nuk eshte mekat, te kerkosh falje
Evans Drishti
Te vihesh ne nje post te larte nuk do te thote te kapesh qiellin me dore dhe ta quash veten te paprekshem, perkundrazi do te thote te pastrosh ndergjegjen se pune shume me te medha te presin perhere ne sherbim te ceshtjeve sociale e per me teper kur kjo ceshtje eshte drejtesia situata merr nje seriozitet akoma edhe me jetik. Kur behet fjale per strukturat e larta te drejtesise njeriu eshte i detyruar t'i marre gjerat shume qete dhe seriozisht duke pasur parasysh se ne thelbin e ceshtjes qendron nje situate kritike per marrje apo dhenie jete njerezore, pra ne fund te fundit ke te besh me nje problem njerezor delikat dhe domethenes pasi individi kerkon drejtesine dhe njekohesisht demshperblim apo denim per ndodhi te caktuara.
Ceshtja Fazllic padyshim nga me te diskutuarat sot ne politiken shqiptare dhe jo pak por per rreth 7 muaj me radhe ze vendet e para te mediave vizive dhe te shkruara. Padyshim nje ceshtje politike. Nje individ i huaj qe perballet me politiken shqiptare dhe me strukturat e larta te drejtesise. Nje individ i cili akuzohet nga politika e sotme akuze kjo e cila shqyrtohet per 7 muaj me radhe dhe qe ne fund merr nje pergjigje pozitive per te akuzuarin.
Prapaskenat e politikes kane qene dhe mbeten enigmatike per sa kohe qe shume te verteta nuk dalin haptazi ne shesh. Nje loje e forte kjo diplomatike dhe politike e raportit Ina Rama si Kryeprokurore e Shqiperise dhe Damir Fazllic si nje biznesmen i huaj. Por interesi i ciles pale qendron ne mesin e gjithe kesaj ndodhie? Perseri enigmatike mbetet pergjigja. Gjithsesi fitues del i akuzuari i cili me shume te drejte doli para mediave dhe u shpreh: "Sinqerisht shpresoj qe ceshtja ime do t'i vihet si nje mesim ne kujtese Prokurores se Pergjithshme, e cila besoj qe me ka borxh nje falje publike per demin e bere ndaj meje dhe interesave te mi. Shpresoj qe ajo te mesoje, qe te mos konsumohet nga pushteti dhe te rrije larg lojerave politike, duke respektuar te drejtat ligjore dhe humane te cdokujt, duke perfshire dhe investitoret e huaj dhe bizneset".
Po ashtu ai theksoi: "Prokurorja shkoi ne cdo vend te botes per te pyetur per mua dhe per bizneset e mia, duke u tallur edhe me proceset nderkombetare. Nuk kam asgje me te, por besoj se 7 muaj hetimi, me japin te drejte qe te kerkoj prej saj, falje publike. Shpresoj qe te mos konsumohet nga pushteti dhe te qendroje larg nga politika".
Zj. Ina Rama ne detyren e Kryeprokurores se Shqiperise ndoshta e ka te veshtire te hedhe nje hap te tille dhe te kerkoje falje publike per nje ndermarrje te tille kaq te madhe dhe serioze. Por mos te harrojme se nje gjest i tille ka shume domethenie dhe kuptim Ndoshta zonja e nderuar e quan si ulje apo deshtim ne kete pozicion ne te cilin ndodhet, por qe eshte e drejte e secilit te kerkoje te drejten e tij kudo qe te ndodhet kjo e per me teper meqenese ju perfaqesoni institucionin me te larte te drejtesise atehere edhe kjo eshte dhe duhet te jete nje e drejte individuale pasi te vendosesh drejtesi nuk do te thote se perhere duhet te japesh denimin e merituar atyre qe e kerkojne, por edhe te kerkosh falje per studimin e gabuar te ceshtjeve per te cilat behet fjale. Nese kjo drejtesi nuk vjen nga institucioni i drejtesise atehere ku mund ta gjejme drejtesine e kerkuar?
Te kerkuarit falje nuk eshte nje gjynah, por nje shprehje dinjiteti dhe mirenjohje njerezore pasi pse mos ta pranojme qe jemi qenie te gabueshme dhe pavaresisht pozicioneve qe kemi ndodh jo rralle here qe te gabohemi dhe kjo ose per fajin tone ose edhe per fajin e dikujt tjeter gjithsesi ajo qe nuk duhet te tolerojme eshte qe faji ne asnje menyre te mos mbetet jetim.
Nuk eshte rasti i pare ne fakt qe ndodh nje fenomen i tille. Te kujtojme ketu momentin kur para disa ditesh nje gazetare i drejtohet Kryeprokurores Ina Rama duke e pyetur se si eshte e mundur qe jane mbi 184 ceshtje te deshtuara per drejtesine shqiptare dhe pergjigja e Kryeprokurores eshte interesante: "Shifra nuk eshte e sakte pasi jane me pak se kaq" nderkohe edhe sikur te mos jene aq perseri nuk duhet te merret si dicka normale dhe e zakonshme pasi institucioni i drejtesise eshte vendi kur duhet te vihet drejtesia dhe jo te deshtoje.
Prandaj nisur nga kjo, e nderuara zj. Ina Rama, nese kerkoni falje tregoni vetem identitet njerezor pasi edhe falja eshte nje gjest human sepse perpara se te jemi drejtues te institucioneve te larta jemi qenie njerezore te gabueshme dhe nuk duhet per asnje menyre apo tjetren te lendojme zemra njerezish dhe per me teper te marrim neper kembe karaktere individuale qofshin keto edhe per shkak te ndonje presioni politik te kohes.