Ndalet në kufi karvani i drogës

Lënda narkotike e llojit kanabis sativa ishte e vendosur në 8 çanta sportive, teksa është sekuestruar në vendin e quajtur Katajeto në Malin e Çengelit në kufi me Greqinë.
Menjëherë shërbimet e këtij komisariati kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë u arrit të bëhej kapja dhe bllokimi i lëndës narkotike dhe dokumentimi ligjor i autorësisë së personave që do të realizonin trafikimin e lëndës drejt shtetit grek.
“Dy trafikantët të cilët janë shpallur në kërkim, në momentin e ndërhyrjes për bllokimin e lëndës narkotike ndodheshin 20 metra brenda kufirit të territorit Grek ç’ka e bëri të pamundur kapjen dhe arrestimin e tyre. Menjëherë janë njoftuar autoritetet homologe greke dhe po koordinohet puna me qëllim kapjen e tyre. Në këtë operacion morën pjesë 30 efektivë të komisariatit të Policisë Sarandë dhe operacioni është drejtuar nga Shefi i Komisariatit te Policisë Sarandë, Kryekomisar Altin Merizaj”, bëri me dije policia e Vlorës.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim./Start/
2012-06-07 11:35