E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga dy të kërkuarve në Itali

Në pranga përfundoi shtetasi Fatjon Abdyli, 25-vjeç, banues në Tiranë,  i dënuar më parë për “Falsifikim të dokumenteve zyrtare”. Ndaj këtij shtetasi është lëshuar një urdhër arresti më datë 16 shtator të vitit 2010 për “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” lëshuar nga Gjykata e Firences Itali. Kapja e tij u realizua në Yrshek Kashar nga strukturat për Krimet e Renda Tiranë, ndërkohë që materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Arrestohet i dënuari me 14 vite burg në Itali

Ndërkohë, policia e Elbasanit ka arrestuar shtetasin Alush Fadili, 51-vjeç, lindur banues në Peqin.  Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, Gjykata e Krimeve te Renda  e Apelit Torino-Itali, e ka dënuar me 14 vite burg për veprat penale të “Pjesëmarrjes në organizate kriminale”, “Migracion i paligjshëm”, “Krime kundër fëmijëve”, “Përdhunim”, “Shfrytëzim Prostitucioni” dhe “Prostitucion i minoreneve”. Ai do të qëndrojë në qeli deri në momentin e ekstradimit drejt shtetit fqinj.

Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme nga ana e shërbimeve të Drejtorisë Policisë Elbasan dhe Komisariatit policisë Gramsh, është bërë i mundur parandalimi i një vrasje në fshatin Postonisht, Komuna Kodovjat-Gramsh. Shtetasi Dëfrim Benku, 40-vjeç, ka qëlluar disa herë ndaj vëllait të tij, M. Benko, 45-vjeç, për konflikte të vazhdueshme pronësie. Fatmirësisht, plumbat nuk e kanë kapur burrin. Policia shkoi menjëherë në vendngjarje ku nisi hetimet dhe arrestoi në flagrancë autorin.

Vlorë, goditet grupi kriminal

Pesë persona u arrestua nga policia e Vlorës mëngjesin e sotëm nga operacioni i koduar “Era e Jugut”. Grupi kriminal kishte tendencë vjedhjen e pasurive. Në pranga përfunduan Simon Leskaj, 24-vjeç, banues në fshatin Kallarat, ndërsa nga Komisariati i Policisë Sarandë është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit Landi Kosta Manolaj, 19-vjeç, lindur në Kucovë dhe banues në Berat si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit Bujar Kalemi, 37-vjeç, lindur dhe banues  në Tepelenë i dënuar më parë për “Vjedhje”, R. B., 23-vjeç banues në fshatin Bolenë të Rrethit Vlorë i dënuar më parë për “Vjedhje” dhe E. N., 30-vjeç, banues në Sarandë.

Nga hetimet e përbashkëta të Komisariateve të Vlorë për një periudhë 1 mujore ka rezultuar se personat e mësipërm gjatë periudhës 2010-2012,  në vende dhe kohë të ndryshme në bashkëpunim me njëri tjetrin në episode të ndara në disa fshatra të rrethit Vlorë dhe Sarandë kanë realizuar 7 vjedhje, baxhosh dhe  një numër të madh bagëtish në disa fshatra si dhe në disa raste edhe objekte fetare si  Teqeja e Reshat Dede Baba ne Sarandë dhe e Kishës Ortodokse të “Shën Thanasit” në Voskopojë të Korçës nga ku kanë marrë vlera monetare dhe sende kulti me vlera kulturore.  Po punohet për dokumentimin e  aktivitetit kriminal të këtyre shtetasve pasi dyshohet se janë autorë edhe të disa rasteve të tjera. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-06-07 14:09
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›