E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama Hetim per cdo akuze qe gjenden prova

Akuzat e bera publike nga partite politike ditet e fundit te cilet hedhin akuza per afera korruptive te liderve te tyre deri ne perfshirje me mafian kane sjelle dje reagimin e kryeprokurores Ina Rama. Gjate nje prononcimi per median menjehere pas inaugurimit te qendres dixhitale te dokumentacionit gjyqesor ne Tirane Ina Rama eshte shprehur se organi i akuzes eshte duke vleresuar cdo informacion te vlefshem per nisjen e nje vepre penale lidhur me akuzat per korrupsion te bera nga te dy kampet politike. Sipas saj sa here qe organi i akuzes do te kete prova per procedim penal do te kemi nisje te hetimeve. Ju siguroj qe prokuroria eshte duke bere punen e saj eshte duke vleresuar cdo informacion per kryerjen e nje vepre penale dhe sigurisht eshte duke zbatuar te gjitha procedurat ligjore aty ku ne gjejme vend per te filluar nje procedim. Ne te gjitha rastet ku ka vend per te nisur nje procedim prokuroria do ti nise ato tha Rama. Ajo sqaroi se Prokuroria eshte ne pozicionin e saj institucional dhe kushtetues dhe eshte duke bere ne menyre te pavarur detyren e saj. E pyetur ne lidhje me faktin nese ne vendin tone ka asete te mafias apo te krimit te organizuar Rama nuk e ka perjashtuar kete fakt si nje mundesi. Ajo tha se potencialisht duhet te kete por perderisa nuk kemi gjera konkrete per te folur eshte e kote qe une te jap nje pergjigje qe neser te instrumentalizohet. E pyetur nese ne ndihet e kercenuar nga politika ne hetimin e ketyre ceshtjeve Prokurorja e Pergjithshme garantoi se institucioni qe ajo drejton do te respektoje vetem Kushtetuten. Prokuroria eshte duke kryer verifikimet e saj ne lidhje me deklaratat e bera publike kohet e fundit nga te dyja partite politike. Ne prokurorine e Tiranes jane regjistruar dy dosje penale per hetimet qe kane lidhje me privatizimin e ish-ekspozites Shqiperia Sot si dhe dosja e ndertimit te nje kompleksi tek liqeni artificial. Keto hetime nisen pas deklaratave dhe shkresave te publikuara nga te dyja anet e politikes. Hetimet jane duke u ndjekur nga Njesia Task-Force e cila pervec provave shkresore te sekuestruara ka ne cilesine e provave edhe deklarata te personave te cilet kane dijeni per ngjarjen. Ne fund do te jete prokuroria e cila do te vleresoje nese do te kemi apo jo te bejme me afera korruptive. Nje tjeter dosje e rendesishme per te cilen edhe eshte perfolur nga politika eshte arrestimi i Albertino Prudentinos si dhe lidhjet e tij me mafian hetime te cilat jane duke u kryer nga Prokuroria e Vlores. R.Caushaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›