E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futre:Ronaldo e meriton Topin e Artë

Ish-lojtari portugez, Paulo Futre, mendon se çmimi i FIFA-s "Topi i Artë" duhet t`i takojë Cristiano Ronaldos.

Superylli i Real Madridit shkëlqeu me Los Blancos duke shënuar 60 gola në të gjitha garat në sezonin që lamë pas duke ia sjellë titullin e La Ligas Realit.

Ndërkaq, performanca e tij në Kampionatin Evropian ka bërë që ai të udhëheqë në garën për çmimin prestigjioz, për të dytën herë në karrierë.

“Pas golit të tij ndaj Republikës Çeke, duhet t`ia jepni atij Topin e Artë. Ai ka bërë më shumë se Lionel Messi, ai e ka thyer baraspeshën në Evropian”.

“Nëse e fiton Evropianin, ai do të bëhet lojtari më i mirë në futbollin portugez”, ka thënë Futre për RNE.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›