Lotaria, Braçe, Berishës: Trego sa përfiton ti

Erjon Braçe
TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka vijuar sot me publikimin e të dhënave të tjera lidhur me skandalin e dhënies së liçencës së Lotarisë Kombëtarë.
Në reagimin e tij, Braçe akuzon kryeministrin, Berisha dhe ministrin e Financave, Ridvan Bode se në të gjitha ato që kanë thënë gjatë 5 ditëve të fundit, kanë gënjyer.
Braçe jep faktet si më poshtë, ndërsa në fund i drejtohet kryeministrit Berisha se, kujt po ia fal ai 100 milion euro dhe sa perfiton vetë kryeministri nga këto 100 milion euro?
1 -Licensa per “Llotari Kombetare” perfshin brenda saj lejen per organizimin e 7 lojrave kombetare, unike, monopol!
2 -Kompanise qe merr licensen e “Llotarise Kombetare” i lejohet publiciteti gjithformesh, per te siguruar nje shumice dermuese lojtaresh, favor ekskluziv vetem per kete kompani!
3 -Tarifa e licenses monopol te “Llotarise Kombetare” eshte vetem 300 milion leke, nderkohe qe tarifa per licensen e Kazinose ne zonen e Tiranes eshte 1 miliard leke, ne zonen e Durresit eshte 600 milion leke, jashte tyre eshte 300 milion leke.
4 -Cmimi i shitjes se kesaj te drejte qe i perket popullit shqiptar, u perjashtua si kriter baze konkurimi nga Qeveria e Sali Berishes, jo nga konsulenti i huaj.
Ministria e finances eshte autorizuar te marre nje konsulent te huaj ne Janar 2012, ne te njejtin Vendim te Keshillit te Ministrave ku jane percaktuar qarte kriteret ekonkurimit.
Ky vendim ka percaktuar edhe mandatin e Konsulentit per te asistuar publikimin e dokumenteve te tenderit, procesin e konkurimit dhe vleresimit te fituesit, lidhjes se kontrates me fituesin.
Pra, konsulenti i huaj që është përzgjedhur në mars të 2012, dy muaj më pas, nuk ka patyr mandat të hartojë kritere. Ato ishin hartuar duke përjashtuar çmimin, që në janë!
5 -Tatimi i vetem qe Qeveria ka percaktuar per tu paguar nga kompania e licensuar per “Llotarine Kombetare” do te jete ai 10% mbi vellimin teresor te xhiros!