E Diel, 1 Nëntor 2026

Ina Rama: Pengesa në hetimin e zyrtarëve

Bashkerendim te te gjitha hallkave ligjzbatuese, per te kapërcyer pengesat qe hasen ne hetimin e zyrtareve te larte shteterore. Kete mesazh percolli, kryeprokurorja Ina Rama, gjate takimit me rastin e 1-vjetorit te krijimit te strukturave task force, qe hetojne krimin ekonomik dhe korrupsionin.

"Ndertimi i nje procesi penal ndaj nje zyrtari te korruptuar apo ndaj nje biznesi te rendesishem eshte nje proces jo i lehte. Se pari, per shkak te specifikave te hetimit te ketyre lloj veprash penale, dhe se dyti per shkak te peshes se personave apo interesave te prekura nga ky proces. Po kaq i veshtire na ka rezultuar dhe procesi i gjykimit te kesja kategorie veprash penale. Detyra jone eshte ti superojme keto pengesa duke e konsideruar te gjithe punen tone si nje sfide. Vihet re ne menyre te vecante nje rritje e numrit te kallezimeve te depozituara nga shtetasit per vepra penale kryesisht me natyre korruptive", tha Ina rama, kryeprokurore.

Ministri i Financave, Ridvan Bode, vlerësoi ritmet e goditjes se krimit ekonomik dhe pastrimit te parave, duke përmendur 4 milion Euro te bllokura nga drejtoria e parandalimit te pastrimit te parave.

"Gjate vitit 2009 nga Drejtoria e Pergjithshme e Parandalimit dhe Pastrimit te Parave jane dedektuar, analizuar dhe derguar ne organet ligjzbatuese 194 raste te dyshimta per pastrim parash dhe jane bllokuar mbi 4 milione euro llogari dhe asete. Kjo perben nje vetvete nje arritje te konsiderueshme, fakt qe konfirmohet dhe nga veprimet proceduriale te marra ne vijim prej njesive te perbashketa hetimore, sic jane rritja e numrit te ceshtjeve penale te filluara, si dhe sekuestrimi i mbi 80 per qind te aseteve te bllokuara prej njesise se inteligjences financiare", tha Ritvan Bode, minister i Financave.

Gjashte strukturat task-force, qe funksionoje qe prej 1 viti ne qytetet kryesore te vendit, paraprihen nga rezultata e larta te struktures prane prokurorie se Tiranes. Ne takim merrnin pjes edhe zv.drejtori i SHISH, Ylli Alushi, zv. ministri i Brendshem, Avenir Peka dhe perfaqesues te strukturave te tjera ne luften kudner krimit ekonomik, korrupsionit dhe pastrimit te parave.

Denada Shkodrani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›