E Diel, 1 Nëntor 2026

Ina Rama: Policia jo akuza për grusht shteti Arvizu: Shtyni tubimet

TIRANE- Kryeprokurorja Ina Rama e akuzuar nga kryeministri Berisha si e përfshirë në pucin e 21 Janarit merr mbështjete nga SHBA për asistencë në hetimin e ngjarjes. Gjatë një konference të përbashkët me ambasadorin e SHBA Aleksandër Arvizu, Ina Rama tha se pavarësisht ngritjes së komisionit parlamentar hetimi do vijojë i plotë nga organi i akuzës që ka detyrim zbardhjen e ngjarjes.

“Prokuroria e vendosur të hetojë, në mënyrë të paanshme dhe objektive të gjithë ngjarjen. Për një hetim sa më të paanshëm dhe të specializuar kërkuam ndihmën e ekspertëve të SHBA. Ndihma e kërkuar do garantojë një standart më të lartë hetimi,. Organi i akuzës ka detyrim zbardhjen e ngjarjes, prandaj hetimi do të vazhdojë pavarësisht ngritjes së komisionit hetimor parlamentar”,- tha kryeprokurorja.

Pavarësisht se kryeministri Berisha e ka cilësuar demonstratën e 21 Janarit si grusht shteti, Kryeprokurorja Ina Rama deklaroi se nga “policia nuk ka ardhur asnjë akuzë për grusht shteti për aksënd. Akuzat janë kryesisht për shkatërrim të pronës shtetërore”,- tha ajo.

E pyetuar nga mediat për mos ekzekutimin e urdhërit të prokurorisë për ndalimin e 6 gardistëve, Kryeprokurorja u përgjijg se “Urdhër ndalimet lëshohen për persona të dyshuar, kemi pasur dyshime që këta persona janë përfshirë në ngjarjet e 21 Janarit. Ekzekutimi i këtyrë urdhërarresteve do na ndihmontë të zbardhnim ngjarjen”, -tha ajo.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeprokuroren e Përgjithshme Ina Rama, Ambasadori amerikan Aleksander Arvizu konfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lidhur me hetimet për demonstratën e 21 janarit.

“Sipas ligjit shqiptar, zyra e Prokurorisë merret me hetimin e ngjarjeve dhe unë konfirmoj mbështetjen e SHBA-ve për këtë zyrë në lidhje me këtë investigim. Do ta marr, do ta lexoj dhe do ta shqyrtoj me kujdes kërkesën e kryeprokurores, që më është drejtuar mua dhe gjithashtu do ta dërgoj në Ëashington. Besoj se përgjigjia do të jetë pozitive.” u shpreh Ambasadori Amerikan.

Ndërsa theksoi gatishmërinë për të shqyrtuar me kujdes kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për dhënien e një asistence teknike në këtë investigim, Ambasadori Arvizu i bëri thirrje kryeministrit Berisha dhe kreut të opozitës Edi Rama të anulojnë ose të shtyjnë tubimet e lajmëruara për këtë javë.

“Hetimi i shkaqeve që cuan në ngjarjen e së premtes është një ceshtje thelbësore. Shpresoj që kryeministri Berisha dhe udheheqësi i opozitës të marrin në konsideratë anulimin e tubimeve ose shtyrjen e tyre.” tha Ambasadori Arvizu.

Prokurorja Ina Rama e ambasadori Arvizu në 16:00 para medias
Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama së bashku me ambasadorin e SHBA në Tiranë Aleksandër Arvizu pritet të dalin në një konferencëe për shtyp në orën 16:00. Nga zyra e shtypit e prokurorisë e cila ka shpërndarë njoftimin thotë se vetë Ina Rama i ka bërë ftesë ambasadorit të SHBA në Tiranë për të marrë pjesë në këtë konferencë. Kryeprokurorja Ina Rama zhvilloi dje një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu. Prej dy ditësh znj.Rama, është vënë në shënjestër të akuzave nga mazhoranca, të cilat e kanë cilësuar si pjesë e të ashtuquajturit grupi pucist. Sulmi ndaj kryeprokurores nisën fill pasi firmosi urdhër ndalimet për gjashtë oficerë madhorë të Gardës të cilët dyshohen si përgjegjës për vrasjen e tre demostruesve me 21 janar. Ndërkombëtarët i kanë mbështetur hetimet e prokurorisë dhe e kanë inkarajuar organin e akuzës ta hetojë ngjarjen deri në fund.
(m.a/e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›