Policia: PS thirrje për dhunë në media informuam prokurorinë
TIRANË- Pas deklaratës së kryeprokurores Ina Rama, se nuk kishte marrë asnjë informacion nga policia për grusht shteti, vjen edhe reagimi i Policisë së Shtetit.
Zëdhënësja Klejda Plangarica deklaron se i ka dërguar Prokurorisë së Tiranës informacione, bazuar tek deklaratat e bëra në media nga PS, që sipas saj ishin thirrje të hapura për dhunë. Sipas saj thirrjet e dhunshme dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet
“I bëjmë me dijeni opinionit publik dhe i rikujtojmë Prokurorisë se Drejtoria e Policisë se Qarkut Tiranë, me shkresë të datës 23.01.2011, i ka dërguar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Informacion për Referimin e Veprës Penale, lidhur me demonstratën e datës 21.01.2011 nga Partia Socialiste e Shqipërisë, duke i vënë në dispozicion thënie të cituara nga subjektet politike të marra në shtyp dhe mediat elektronike nga data 15 deri 22 janar 2011.
Materiali është referuar për veprën penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme” parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal sipas të cilit thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”,- thuhet në deklaratën e policisë.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Ina Rama: Policia jo akuza për grusht shteti. Arvizu: Shtyni tubimet