Përvetësimi i tokave, ndjekje penale për 3 zyrtarë në Farkë

Ddosja e procedimit penal i kaloi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për gjykim, për të pandehurit anëtarë të komisionit të tokave të fshatit Njull-Bathore, Komuna Farkë, për veprat penale të “falsifikimit të dokumenteve nga persona që kanë për detyrë ta lëshojnë atë” dhe “shpërdorimit të detyrës”.
Shtetasit e implikuar janë Masar Ibrahim Dushku, 50-vjeç, kryeplak në fshatin Njull- Bathore, Halil Haki Teqja, 45-vjeç lindur dhe banues në Mullet, Tiranë, me detyrë topograf i komunës Farkë si dhe Fiqiri Sefer Dallashi, 51-vjeç, lindur dhe banues në Lundër, Tiranë, përgjegjës i zyrës së Bujqësisë, Komuna Farkë.
Nga hetimet ka rezultuar se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin si anëtarë të komisionit të ndarjes së tokave në fshatin Njull-Bathore, në mospërputhje të rregullt të detyrës dhe në kundërshtim me ligjin nr.7501, dt.19.07.1991, dhe aktet e tjera ligjore dhe në zbatim të tij kanë prodhuar dhe lëshuar akte të marrjes së tokës në pronësi, në emër të disa familjeve të fshatit Njull-Bathore, duke bërë të mundur përfitimin e sipërfaqeve të mëdha toke nga ana e këtyre familjeve. Ndiqen në gjendje të lirë. /S.Ll/Start/
2011-01-25 11:14