Ngjela: Topi s’lejoi Berishën të marrë Gjykatën e Lartë
Përplasja e ditëve të fundit për çështjen e dekreteve nuk është mes Kuvendit dhe Presidencës, por mes Berishës dhe Topit.
adi shkembi
Avokat Spartak Ngjela flet në një intervistë për gazetën “Panorama” lidhur me pesë dekretet për në Gjykatën e Lartë dhe kthimin e ligjit të Legalizimeve nga ana e kreut të shtetit.
Prej më shumë se një jave Presidenca dhe Kuvendi janë përfshirë nga një debat në distancë, lidhur me dekretimin e pesë emrave për në Gjykatën e Lartë. Presidenti Topi nuk është konsultuar më parë me Kuvendin, në ndryshim nga paraardhësit e tij, gjë që nuk është pritur mirë nga legjislativi. Si e komentoni ju avokat këtë përplasje?
Në të vërtetë, po ta shihni me vëmendje, kjo nuk është një përplasje midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës, sepse më shumë është një përplasje midis Kryeministrit Berisha dhe Presidentit Topi. Natyrisht që çështja është e përqendruar te dekretet për emërimin e pesë anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Por në fakt, edhe këtu ka një gjë më esenciale, çështja shtrohet me këtë pyetje: A do ta dominojë dot Berisha Gjykatën e Lartë, dhe nëse po e kërkon, për çfarë arsye është kaq agresiv në këto çaste? Mendoj se përgjigjja e kësaj pyetjeje është thelbi i vetë çështjes. Gjithçka është e përqendruar te ngjarja e rëndë e Gërdecit. Në fakt, Gërdeci ishte një krim, i cili pati si autor disa persona, por edhe vetë Kryeministrin shqiptar. Madje, Kryeministrin me gjithë familjen e tij. Fabrika e pistë e Gërdecit, ishte prodhim i Berishajve, por me një njeri mediokër që mendoi se mund të pasurohej edhe me një fabrikë krimi, ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Koha doli e pamëshirshme për Berishën, sepse ai mendoi se, meqë e kam opozitën me vete, unë tani mund të gënjej. Por krimi është krim dhe alibia është alibi. Por ka edhe një kohë që të vlerëson, sepse nga shpërthimi i fabrikës së Gërdecit janë vrarë rreth tridhjetë persona. Atëherë si mund t’i shpëtosh përgjegjësisë. Ja pikërisht këtu vjen dhe hyn në lojë çështja e dekreteve.
Si mund të bëhet kjo lidhje?
Gjithçka lidhet me akuzën që është ngritur kundër Fatmir Mediut dhe me Gjykatën e Lartë. Sali Berisha në fillim mendoi se, duke eliminuar Mediun do të shpëtonte. Dhe i dha shumë hapësirë kësaj skeme, madje edhe në intervistën me BBC-në, e theksoi hapur këtë gjë, që përgjegjës ishte ministri i Mbrojtjes. Por siç duket Mediu nuk e pranoi sakrificën për të, dhe thuhet se e ka kërcënuar. Në fund të fundit, jeta është jetë, dhe Mediu nga akuzat e ngritura kundër tij rrezikon 20 vjet burg. Pra, ai edhe mund të flasë. Ja, kjo e bëri Saliun të ndërrojë taktikë: Ai tani kërkon të marrë Gjykatën e Lartë, në mënyrë që të fitojë një pafajësi të stisur për Mediun. Por që të merrte Gjykatën e Lartë si domen do t’i duhej që të pestë anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, të ishin të tijit, sepse kështu vendoste një shumicë absolute në favor të tij në këtë Gjykatë. Por Topi, nuk ia ka lejuar këtë. Ai emëroi, brenda kompetencës së tij pesë anëtarë të rinj të kësaj Gjykate. Nga këta, Saliu ka vetëm një. Por ky nuk i mjafton për pafajësinë e Mediut. Dhe ja, kjo është e gjithë trazira. Por, duke i shtuar kësaj edhe çoroditjen mendore që konstatohet ndërkaq te Berisha, konflikti pritet të jetë shumë i ashpër.
Në këtë debat, a ka një përplasje për çështje parimesh që kanë të bëjnë me zbatimin e Kushtetutës dhe një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2005, apo pas tij fshihet diçka tjetër?
Ashtu sikundër që shpjegova edhe më lart, nuk kemi asfare një çështje që lidhet me Kushtetutën. Madje, Gjykata Kushtetuese është thirrur kot në ndihmë. Çështja është shumë e thjeshtë: Berisha nuk do që të kalojnë dekretet, prandaj ka gjetur Topallin dhe kërkon që me anë të saj, të mos i fusë në votim. Dhe kjo është qesharake, sepse kur mendon se ai është shefi i maxhorancës dhe ka frikë që të votojë, kuptohet se nuk është i fortë. Presidenti duket se është shumë më i fortë se Berisha sot në Parlament, prandaj ky do që të kompensohet me anë të Topallit. Por është qesharake, sepse dekretet vetëm votohen. Parlamenti nuk llap, ai voton. Dhe të gjithë po e shohin me çudi ngjarjen, dhe e kuptojnë se Berisha është i humbur. Dekretet e Presidentit nuk mund të kthehen mbrapsht. Por, a do të votohen? Topalli thotë se nuk e lë Gjykata Kushtetuese që të bëhet votimi i tyre dhe lexon nonsense, sepse në asnjë çast nuk ka thënë Gjykata Kushtetuese se dekretet e Presidentit për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë kthehen tek ai pa u votuar. Përkundrazi, Gjykata Kushtetuese e pranon këtë si kushtin themelor. Zotërinj, Parlamenti disponon vetëm me votim, por Topalli kërkon ta kthejë që të disponojë me llogje, apo me llapje, merreni si të doni.
Zoti Ngjela, e shikoni rrugën e ndjekur nga Presidenti Topi për të mos u konsultuar më parë me Kuvendin si një shenjë hakmarrje të tij për faktin se, nuk u pyet për ndryshimet kushtetuese?
Duke i qëndruar strikt analizës së mësipërme, kuptohet se unë nuk e shoh këtë si një hakmarrje për mospërfillje që Presidenti ka treguar kundrejt Kryeministrit, por se Kryeministri dëshiron t’i këtë të tijit të pesë anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë. Dhe kjo nuk mund të ndodhë. Është e kuptueshme se përgjegjësia e Berishës për Gërdecin e ka drobitur mendërisht atë. Ai tani kuptohet të ketë një çekuilibrim të thellë mendor. Dhe e ndien se ka vetëm një shpresë për t’i shpëtuar përgjegjësisë: të vendosë diktaturën në Shqipëri. Dhe ju e shihni që ai po e tenton. Por a do ta vendosë dot këtë diktaturë? Ja, ky është edhe konflikti me Presidentin Topi. Ai nuk po e lejon. Në fund të fundit, historia është histori, dhe Bamir Topi e ka konshiencën e historisë, dhe sigurisht që e ndien përgjegjësinë historike që ka si President i shqiptarëve. Kështu pra, dekretet do të hyjnë patjetër në Kuvend, por pyetja është: Kush do të fitojë? Fakti që Berisha nuk po lejon që të votohen në Kuvend të pesë dekretet në fjalë, kuptohet se e di që nuk i rrëzon dot. Atëherë është i dobët në këtë Parlament. Edhe Topalli e di këtë gjë, prandaj del e flet si përçart, sepse nuk e ka vendosur ende se çfarë do të bëjë. Megjithëse kushtetuta është kushtetutë, dhe ndoshta ka ende aftësi të kuptojë se diktatura e Berishës nuk ka gjasa të vendoset dot në Shqipëri.
Paketa kushtetuese, e cila hyri në fuqi pak kohë më parë, sanksionoi zgjedhjen e presidentit në raundin e katërt me shumicë prej 71 votash si dhe një Kryeministër që mund të kërcënojë në çdo moment me mocion besimi Kuvendin. Si i argumentoni këto ndryshime?
Unë jam shprehur disa herë për këtë çështje, dhe mendimi im i koncentruar është ky: Ndryshimet kushtetuese që u ndërmorën disa javë më parë, ishin që të gjitha një tapë shpëtimi që opozita i hodhi Berishës, në mënyrë që ky t’i shpëtonte Gërdecit. Por, koha e tregoi se ky nuk mund të shpëtojë. Çështja po bëhet përditë edhe më e rëndë. Të gjitha ndryshimet kushtetuese, me përjashtim të ndryshimit që u ndërmor për sistemin zgjedhor, ishin jodemokratikë, dhe e kanë cenuar çështjen e demokracisë në Shqipëri. Ato nene tregonin frikë: Berisha kishte frikë mos rrëzohej nga brenda, dhe me ndihmën e opozitës i hoqi Kushtetutës mocionin kundër Kryeministrit. Ai kishte frikë nga jetëgjatësia e Topit, dhe ndryshoi edhe modalitetet e zgjedhjes së Presidentit. Domethënë, ai mendon për të qenë diktator. Por, e ka të pamundur, prandaj dhe sot gjithçka është përqendruar te dekretet e Presidentit, tek imuniteti i Mediut dhe te Gjykata e Lartë. Por është edhe presioni që po i bëhet Prokurores së Përgjithshme Ina Rama. Prandaj çështja është një ‘gati luftë’. Demokracia është në rrezik. Por gjendja mendoj se do të kthjellohet shpejt në favor të demokracisë.
Presidenti Topi në 10 muaj në Presidencë ktheu pak kohë më parë ligjin e Legalizimeve. Ishte ky një kthim për shkak të mangësive që kishte ligji, apo kishte të bënte edhe kjo me fatin e ndryshimeve kushtetuese, duke qenë se kthimi i ligjit erdhi vetëm pak ditë pas miratimit të këtyre ndryshimeve?
Kthimi i ligjit të Legalizimit të ndërtimeve pa leje ishte një akt qytetar, një akt moral dhe juridik e kushtetues që ndërmori Presidenti i Republikës. Por kjo duhet të vijojë. Në Parlament duhet të krijohet urgjentisht lobingu në përkrahje të frymës që kërkoi të fuste Presidenti në çështjen e pronësisë në Shqipëri. Ne jemi të bllokuar sot, sepse nuk ka frymëmarrje për një pronësi të ligjshme, shqiptarët po vidhen sot, sepse pushtetet duan të sundojnë pronësinë në Shqipëri; ne jemi një shoqëri e korruptuar, sepse klasat drejtuese kanë shtënë në dorë në mënyrë të paligjshme ekonominë shqiptare; dhe në qendër të këtij fenomeni është abuzimi me pronën. Kjo duhet të marrë fund. Por kur? Presidenti Topi e bëri gjestin e tij ligjor, tani ai duhet të pasohet. Por çështja do të zgjidhe atëherë kur e djathta shqiptare të shpëtojë nga uzurpimi punist që po e asfikson prej shtatëmbëdhjetë vjetësh.
“Votoni Bicin për Gjykatën e Lartë”
Të përndjekurit politikë i kërkojnë maxhorancës të votojnë emrin e Medi Bicit për anëtar në Gjykatën e Lartë. Sekretari i përgjithshëm i shoqatës së të përndjekurve politikë, Besim Ndregjoni, tha dje në një konferencë për shtyp, se kreu i shtetit ka marrë parasysh edhe mendimin e të përndjekurve lidhur me emrat e anëtarëve të kësaj gjykate. “I shprehim falënderimet tona në emër të të përndjekurve politikë të Shqipërisë, Presidentit të Republikës, Bamir Topi, për dekretimin për anëtar të Gjykatës së Lartë të një kandidature të propozuar nga kryesia e shoqatës sonë. Ne shprehim edhe njëherë vlerësimin tonë që Presidenti bashkëpunon me të përndjekurit politikë”, theksoi Ndregjoni, teksa i kërkoi maxhorancës që të mos ndikohet nga klanet e majta në PD, por të miratojë këtë dekret. Njëkohësisht sekretari i Përgjithshëm i të përndjekurve politikë kërkoi që edhe kryetari i Gjykatës së Lartë të jetë nga radhët e të përndjekurve politikë. “Me këtë rast, ne e ftojmë Presidentin që të dekretojë për kryetar të Gjykatës së Lartë, një përfaqësues nga shtresa jonë, siç ka vepruar Çekia”, tha Ndregjoni.