Ina Rama: Topallit s’i fshehëm faktet
Zbulohet lista e dokumenteve të dosjes “Gërdeci” të cilat Prokuroria e Përgjithshme i ka dorëzuar në Kuvend bashkëngjitur kërkesës për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
Trazhgim Sokolaj
Gazeta “Panorama” siguroi inventarin e dokumenteve që ndodhen në dosjen penale të tragjedisë së Gërdecit, që i janë bërë me dije Kuvendit pak ditë pasi në këtë institucion kishte mbërritur kërkesa për autorizimin e hetimeve penale ndaj deputetit Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane dhe ish-ministër i Mbrojtjes, i dorëhequr pas tragjedisë së 15 marsit 2008 në Gërdec. Në inventarin e dokumenteve që ndodhen në dosje, i cili i është dërguar edhe Kuvendit, përshkruhen hollësisht të gjitha shkresat që Prokuroria ka sekuestruar dhe shqyrtuar deri në momentin e hartimit të kërkesës drejtuar Parlamentit për heqjen e imunitetit të Mediut. Bëhet fjalë për një dosje voluminoze në fakt, e cila përmban 32 dokumente të ndryshme në plot 191 faqe. Ky është fashikulli, që Prokuroria e Përgjithshme ia ka dërguar Kuvendit pak ditë pas 25 prillit 2008, kur zyrtarisht Prokuroria e Përgjithshme dorëzoi në Kuvend kërkesën për hetimin e Fatmir Mediut për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Inventari i dokumenteve të dosjes bëhet publik për herë të parë pas akuzave që kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, bëri në adresë të Prokurorisë së Përgjithshme për “fshehje të dokumenteve të dosjes së Gërdecit”.
Reagimi i Ina Ramës
Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, reagoi dje lidhur me akuzat e bëra në adresë të saj nga kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, lidhur me fshehjen e dokumenteve të dosjes “Gërdeci”. “Qëndrimi i Prokurorisë lidhur me deklarimet për fshehje dokumentesh, është se Kuvendit të Shqipërisë nuk i janë fshehur dokumente dhe as nuk do t’i fshihen në të ardhmen”, shprehet kryeprokurorja Ina Rama. Ajo tha në deklaratën e saj se, “nga hetimi i çështjes së Gërdecit, Prokuroria e Përgjithshme ka arritur të administrojë një sërë dokumentesh që janë pjesë e fashikullit të hetimit”. “Në përgjigje të kërkesës së paraqitur nga Komisioni i Mandateve dhe nenit 118 paragrafi 1 i Rregullores së Kuvendit, Prokuroria i ka paraqitur Komisionit të Mandateve të gjitha aktet mbi të cilat është argumentuar kërkesa për heqjen e imunitetit të z. Mediu, dhe që u konsideruan prej nesh si të mjaftueshme për t’i dhënë mundësinë Kuvendit të Shqipërisë që të arrinte në një konkluzion në lidhje me kërkesën tonë”, sqaroi më tej prokurorja e Përgjithshme. Ajo shtoi se, Prokuroria është e gatshme të vlerësojë me seriozitet çdo kërkesë të Kuvendit për akte të veçanta që do të gjykohej prej tij se do të shërbenin për të arritur në një vendimmarrje sa më të drejtë në lidhje me kërkesën për heqjen e imunitetit. “Theksoj se në veprimtarinë e tij, organi i akuzës është drejtuar nga qëllimi i vetëm kushtetues dhe ligjor, për të siguruar një procedim të barabartë, të drejtë dhe të rregullt ligjor për të gjithë personat për të cilët ka të dhëna se kanë kryer një vepër penale. Në përmbushje të këtij parimi është kërkuar prej Kuvendit që organi i akuzës të autorizohet, për t’i hapur rrugë procedimit edhe në drejtim të hetimit të deputetit Fatmir Mediu”, është shprehur Ina Rama.
Inventari i dokumenteve të dosjes “Gërdeci”
1. Vendim për shpallje moskompetencë dhe kalim aktesh, 17 fletë material, nga faqja 1-17
2. Urdhër nr.83, datë 29.032008, “Për regjistrimin e procedimit penal dhe ngritjen e grupit të hetimit”, 2 fletë, nga faqja 18-19
3. Shkresa me të dhënat e të plagosurve nga SQU dhe QSUT, 11 fletë nga faqja 20-30
4. Memo datë 5 korrik 2006, 1 fletë nga faqja 30-31
5. Të dhënat e TIMS për Patrick Henry, 2 fletë, nga faqja 32-33
6. Fax, SAC, dt.27.12.2006 me përkthimin përkatës, 4 fletë, nga faqja 34-37
7. Memo datë 28.12.2006, 2 fletë nga faqja 38-39
8. Vendim dt.28.12.2006 për regjistrimin e “Albademil” sh.p.k, 2 fletë, nga faqja 40-41
9. Fax i SAC drejtuar A. Mullahi, datë 19.8.2007, 4 fletë, nga faqja 42-47
10. Fax dt. 01.9.2007 i SAC, dërguar sek. përgj, A.Mullahi, 6 fletë, nga faqja 48-51
11. Fax i SAC, dt. 25.10.2007, drejtuar sek. përgj, A. Mullahi dhe drejtorit të MEICO, Ylli Pinari, 4 fletë, nga faqja 52-55
12. Fax i SAC, dt.6.9.2007, 2 fletë, nga faqja 56-57
13. Projektvendim, 3 fletë, nga faqja 58-60
14. Relacion projektvendimi, 12 fletë, nga faqja 61-72
15. Memo datë 5.2.2007, Shkëlzen Madani, dërgim projektvendimi, 2 fletë, nga faqja 73-74
16. Shkresë nr.814, datë 16.2.2007, “Dërgim projektvendimi KM”, 16 fletë, nga faqja 75-90
17. Shkresë nr.1158, datë 12.2.2007, për plotësim dokumentacioni, 1 fletë nga faqja 91
18. Shkresë nr.772, datë 20.8.2007, “Zbatim urdhri”, 1 fletë, nga faqja 92
19. Memo datë 13.3.2007, “Dërgim projektvendimi për shqyrtim dhe miratim”, 14 fletë, nga faqja 93-106
20. VKM nr.138, datë 14.3.2007, 6 fletë, nga faqja 107-112
21. Shkresë nr.927, datë 6.2.2007, “Informacion për verifikimin e disa lloj kalibrash municionesh me gëzhojë tunxhi”, 2 fletë, nga faqja 113-114
22. Memo datë 27.3.2007, e Ndue Markut, “Dërgim projekt urdhër për miratim”, (urdhri nr.416., datë 2.4.2007), 10 fletë, nga faqja 115-124
23. Vendim për miratim urdhri, 8 fletë, nga faqja 125-132
24. Urdhër nr.550. datë 25.4.2007, 4 fletë, nga faqja 133-137
25. Kontrata 01/07, datë 19.4.2007, 8 fletë, nga faqja 138-145
26. Shkresë nr.2422/1, datë 14.6.2007 e Zija Bahjes, 2 fletë, nga faqja 146-147
27. Rregullore nr.9603, datë 18.9.2003, 5 fletë, nga faqja 148-152
28. Urdhër nr.326, datë 11.5.2000, 8 fletë, nga faqja 153-160
29. Shkresë Nr. 2408/1, datë 3.5.2007, “Informacion për zbatimin e urdhrit nr.550, datë 25.4.2007, 23 fletë, nga faqja 161-184
30. Memo datë 10.9.2007, dhe 25.10.2007, 2 fletë, nga faqja 185-186
31. Urdhër nr.1208, datë 19.7.2007 së bashku me Memon e Ylli Pinarit, 3 fletë, nga faqja 187-189
32. Urdhër nr.1300, datë 7.8.2007, 2 fletë, nga faqja 190-191
Dokumentet e dosjes “Gërdeci”
TIRANE – Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar Kuvendit një listë prej 32 dokumentesh shkresore në mbështetje të kërkesës për heqjen e imunitetit të Fatmir Mediut. Në dosje ndodhen që nga vendimi prej 17 faqesh i Prokurorisë së Tiranës, e cila shpalli moskompetencën e saj duke kaluar dosjen në Prokurorinë e Përgjithshme deri tek urdhrat e ministrit të Mbrojtjes, shkresat e Shtabit të Përgjithshëm dhe drejtorive brenda dikasterit për praktikën e vendimmarrjes në rastin e Gërdecit. Në dosje ndodhen edhe fakset e mbërritura nga SAC, kompania amerikane ortake me Mihal Delijorgjin në çmontimin e predhave dhe municioneve në Gërdec të Vorës. Nga shqyrtimi i të gjithë këtyre dokumenteve Prokuroria ka arritur në përfundimin se Fatmir Mediu duhet të hetohet për “shpërdorim detyre”.
Topalli: Ina Rama na fshehu dosjet për Gërdecin
Kryeparlamentarja Jozefina Topalli dy ditë më parë akuzoi prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama, se ka fshehur dosjet në lidhje me dosjen “Gërdeci” dhe me arsyet e ndjekjes penale të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Një deklaratë të tillë Topalli e bëri pasi deputeti i PR-së, Mediu bëri publike disa prej dokumenteve në lidhje me fabrikën e demontimit në Gërdec, që sipas tij, nuk janë publikuar në mënyrë të qëllimshme. “Siç e shikoni z. Mediu ka sjellë material voluminoz dokumentesh që kërkojnë kohë për t’u shqyrtuar. Dokumente që mesa duket i janë mbajtur fshehur Parlamentit”, u shpreh Topalli. Ndërsa ish-ministri e ka cilësuar si të qëllimshme faktin e paraqitjes me shumë vonesë të kërkesës për heqjen e imunitetit nga organi i akuzës. “Në gjykimin e tim, kërkesa e Prokurorisë për heqjen e imunitetin dhe procedim penal ndaj meje, të bën të dyshosh me baza se është tendencioze dhe jo e trajtuar me baza jo profesionale. Nëse Prokuroria do ta kishte paraqitur që ditën e parë pas ngjarjes këtë heqje të imunitetit, do ta kisha pranuar këtë kërkesë pa asnjë koment dhe pa asnjë hezitim, qoftë edhe pa asnjë argumentim edhe nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme”, deklaroi Mediu para Këshillit të Rregullores dhe Mandateve.