Ina Rama emëron krerët e Task-Forcës në 6 rrethe
Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, prezantoi dje drejtuesit e gjashtë njësive Task-Force Antikorrupsion në rrethe, si dhe drejtuesit e kësaj zyre në Prokurorinë e Përgjithshme. Arben Kraja, ish-prokurori që hetoi dosjen e rrugës "Durrës-Kukës", duke ngritur akuzë ndaj ish-ministrit të Transporteve, Lulzim Basha, është emëruar shef i Task-Forcës në Prokurorinë e Përgjithshme. Në ceremoninë e djeshme në prokurori, pavarësisht krijimit të njësive në memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Brendshme, ka munguar kreu i këtij institucioni, Lulzim Basha. Prokuroria tha se në ceremoni nuk ka pasur të ftuar, pasi aktiviteti ka qenë një prezantim i brendshëm në organin e akuzës, ndërsa memorandumet e bashkëpunimit janë nënshkruar më parë me institucionet pjesëmarrëse në organikën e zyrave Task-Force.
Nga ana tjetër, Kryeprokurorja Ina Rama u ka bërë thirrje vartësve të saj të punojnë dhe të bashkëpunojnë për të luftuar krimin ekonomik dhe financiar. Deklarata është dhënë dje gjatë prezantimit të krijimit të gjashtë njësive të reja të Task-Forcës në prokuroritë e rretheve, të cilat u hapën në Shkodër, Vlorë, Fier, Korçë e Gjirokastër. "Këto njësi hapen në një kohë ku progres-raporti vlerëson arritjen e njësisë së ngjashme në Tiranë dhe shpreh që ky ritëm pune të japë efekt edhe në njësitë e tjera ku do të punohet. Në një hetim, përgjegjësia për dështimin, sikundër dhe për meritën, nuk është e një organi të vetëm. Kemi të bëjmë me një natyrë veprash që nuk kryhen nga një individ, por kemi të bëjmë me një krim edhe më të sofistikuar. Dhe pikërisht për këtë arsye duhet shumë më tepër integritet, profesionalizëm dhe shumë kurajo për ta fituar këtë luftë. Të nisni nga puna me dëshirë, kurajo e vullnet për të pasur një produkt, qoftë ju, qoftë ne që jemi aktorë të këtij procesi, ta ndjejmë veten mirë, ta ndjejmë veten që kemi bërë diçka, kemi hedhur një hap, në këtë betejë të madhe. Kjo është një sfidë, ndaj duhet punë dhe përkushtim dhe bashkëpunim", u shpreh dje Kryeprokurorja Ina Rama. Gjatë fjalës së saj, kreu një i organit të akuzës kërkoi nga prokurorët e rinj bashkëpunim me oficerët e policisë gjyqësore. Prokurorja e Përgjithshme e konsideroi krijimin e 6 njësive të Task-Force si më se të nevojshme pasi, siç vuri në dukje, krimi financiar është shumë i sofistikuar dhe një betejë e fortë. Kreu i akuzës ftoi prokurorët e rinj të kenë kurajo dhe vullnet për ta luftuar atë. "Përzgjedhja e prokurorëve të rinj u bë me shumë kujdes. Iu nënshtruan pastërtisë së figurës, siguroi Ina Rama. Po ashtu Rama theksoi se lufta kundër krimit është rruga për të qenë më pranë Bashkimit Europian. Mësohet se përzgjedhja e personave u krye në bazë të eksperiencës dhe rezultatet e arritura më parë, duke pasur përparësi eksperienca në hetimin e rasteve të krimit ekonomik dhe korrupsionit. Njësitë e reja Task-Force kanë kompetencë hetimin e veprave penale në fushën e krimit ekonomik dhe korrupsionit të përcaktuara në memorandum. Ceremonia e Nënshkrimit për Ngritjen e Njësive të Përbashkëta të Hetimit Rajonal Programi i Pragut II, Shqipëri - Korporata Sfida e Mijëvjeçarit. Memorandumi i bashkëpunimit u nënshkrua më 6 maj 2009 nga gjashtë institucione shqiptare: Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama; ish-ministri i Brendshëm Bujar Nishani; ministri i Financave Ridvan Bode; drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror Bahri Shaqiri; kreu i Kontrollit te Lartë të Shtetit Robert Ceku dhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive, Adriatik Llalla. Kompetenca lëndore e njësive në rrethe përfshin shumë vepra penale, si ato në tatime, dogana, shoqëritë tregtare, falimentit, falsifikimet e ndryshme, mashtrimet, abuzimet me detyrën dhe veprat penale në fushën e korrupsionit. Këto njësi janë ngritur me synimin për të rritur cilësinë e ndjekjes penale, për të rritur numrin e rasteve të ngritjes së akuzës dhe dërgimit në gjykatë të autorëve të veprave penale në fushën e krimit ekonomik dhe korrupsionit.