Ceremonia, Prençi i dorëzon Burgajt flamurin e policisë
Betohet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe prezantohet përpara gjithë drejtorëve që ka në varësi. Prezantimi i tij është bërë gjatë një ceremonie ditën e djeshme në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku Ahmet Prençi i dorëzoi flamurin e policisë pasardhësit të tij në krye të policisë.
Ceremonia
Në ceremoninë e posaçme, ministri Lulzim Basha prezantoi drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Hysni Burgaj. Fillimisht, Basha komunikoi për të pranishmit në ceremoni Vendimin e Këshillit të Ministrave që liron nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi dhe emëron në këtë detyrë Hysni Burgajn. Pas kësaj u zhvillua ceremoniali i dorëzimit të Flamurit dhe simbolit të Policisë së Shtetit nga drejtori i mëparshëm, Ahmet Prençi, te ministri i Brendshëm dhe te drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, i cili bëri betimin. Në fjalën e rastit, ministri i Brendshëm shprehu vlerësimin për punën e kryer nga Prençi në krye të Policisë së Shtetit në drejtim të kryerjes së reformave të rëndësishme, sidomos pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri për Policinë e Shtetit, si dhe për ndërmarrjen e hapave kurajozë për të rritur performancën dhe prezantimin e policisë shqiptare në arenën kombëtare dhe atë ndërkombëtare. "Gjatë kësaj kohe, Policia e Shtetit arriti rezultate shumë të larta në luftën kundër krimit, ndërtoi dhe forcoi marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë dhe organizatat simotra në vendet e rajonit dhe të BE-së, u bë një nga faktorët për pranimin e Shqipërisë në NATO, si dhe u parapriu detyrimeve për liberalizimin e vizave me vendet e BE-së, për të cilin të gjithë shpresojmë të realizohet së shpejti", tha Basha. Sipas tij, Policia e Shtetit mori gjithashtu përgëzime unanime për performancën e saj gjatë zgjedhjeve të qershorit të këtij viti.
Drejtori i ri
Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, shprehu ndërkohë bindjen se drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Z. Hysni Burgaj, në bashkëpunim me drejtuesit e tjerë të policisë do të vazhdojnë rrugën e mbarë në të cilën Policia Shqiptare ka ecur dhe në të njëjtën kohë do të vazhdojnë edhe reformat e nisura. "Le të rikonfirmojmë sot nga kjo ceremoni se në misionin e saj fisnik për rend dhe siguri, nëpërmjet policimit në shërbim dhe në përgjigje të nevojave të komunitetit, duke mbrojtur jetën dhe pronën, nëpërmjet goditjes së krimit dhe akteve kriminale, nëpërmjet bashkëpunimit me partnerët për të parandaluar dhe penguar prishjen e rendit dhe qetësisë publike, në respekt të sigurisë dhe të drejtave njerëzore, Policia e Shtetit do të vazhdojë të qëndrojë si një shpatë në kokën e krimit dhe një mburojë e lirive dhe të drejtave të qytetarëve të Republikës", deklaroi ministri Basha, duke garantuar se në këtë mision Policia e Shtetit do të ketë mbështetjen e plotë të qeverisë dhe shtetit.
Atmosfera
Gjatë kësaj ceremonie ishin të pranishëm drejtues e punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe përfaqësues të misioneve të huaja që asistojnë policinë shqiptare. Shumica e tyre, të pyetur nga gazeta "Shqip" nuk e kanë pritur këtë emërim, pavarësisht se Burgaj është një oficer karriere. Për të gjithë ka qenë një surprizë vendimi i qeverisë, që duket se kishte lënë të shtangur edhe vetë drejtorin e sapozgjedhur, që me plot emocione ka kaluar ceremoninë e djeshme të prezantimit. Menjëherë janë shfaqur edhe pakënaqësitë e para, duke bërë krahasime të ndryshme mbi emrat që ishin përfolur gjatë kësaj kohe në ambientet e policisë për drejtor të Përgjithshëm të saj. Burgaj është një oficer karriere pa ndërprerje dhe në dosjen e tij personale, rezulton vetëm një pezullim disaditor pas vitit 2000. Por nuk kanë munguar edhe anët e mira në këtë atmosferë, ku zyrtarë të policisë kanë shpresa se mbrojtja e uniformave blu dhe rritja profesionale do shkojë më tej. Ditën e djeshme është ndryshuar edhe emri në faqen e internetit të policisë, ku janë hedhur të dhënat e Burgajt, si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.