Ina Rama kërkesë SHBA-ve për hetimin e demonstratës

Lajmi u bë i ditur nga vetë kryeprokurorja Ina Rama, e cila zhvilloi një konferencë shtypi së bashku me ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ku ka sqaruar se hetimet kanë nisur që në ditën kur ka ndodhur ngjarja, por sipas saj, çështja është delikate dhe e vështirë për t’u hetuar.
Për të gjitha këto, kryeprokurorja theksoi se duhet një hetim objektiv dhe i pavarur, çka sipas saj, do të vijë me ndihmën e ekspertëve amerikanë.
“Duke çmuar të rëndësishëm hetimin objektiv të kësaj ngjarje, duke respektuar ligjet dhe duke patur ndihmën e partnerëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Prokuroria Shqiptare kërkon ndihmën për hetimin e kësaj ngjarjeje. Prokuroria ka nisur hetimet për këtë çështje që në ditën e ngjarjes duke angazhuar në hetim të gjithë trupën gjyqësore. Rezultatet e kësaj veprimtare hetimore me profesionalizëm të lartë, është i nevojshëm t’i nënshtrohen një sërë ekzaminimesh ligjore”, sqaroi zonja Rama. Ajo shtoi se ndihma e kërkuar do të garantojë hetimin më të besueshëm.
Duke folur për fletë-arrestet ndaj drejtuesve të Gardës, kryeprokurorja sqaroi se ato realisht ishin urdhër-ndalime. “Sigurisht që kemi patur motive të mjaftueshme dhe dyshime për të thënë se këta persona janë të përfshirë në ngjarjen e 21 janarit. Gjithçka është për tu verifikuar më tej dhe vet pjesa e ekzekutimit të urdhër ndalimeve do të na ndihmonte për zbardhjen e kësaj çështjeje”, theksoi Ina Rama.
Nga ana e tij, ambasadori Arvizu shprehu mbështetjen dhe gatishmërinë për të ndihmuar në zhvillimin e hetimeve. Sipas tij, ngjarja ishte tragjike dhe ambasada e SHBA-ve është e tronditur nga kjo që ndodhi.
“Sipas ligjit shqiptar zyra e prokurorisë merret me hetimin e këtyre ngjarjeve dhe gjithashtu dua të theksoj mbështetjen e SHBA-ve ndaj kësaj zyre. Do ta marr dhe do ta lexoj me kujdes kërkesën e Prokurores dhe do ta dërgojë për konsideratë të mëtejshme në Uashington. Megjithatë, përgjigja do të jetë pozitive por na duhet të punojmë për detajet. E di që shumë shqiptarë, përfshirë këtu edhe kryeministrin, prokuroren e Përgjithshme dhe Z.Rama, të gjithë kanë kërkuar ndihmë ndërkombëtare për hetimin e këtyre ngjarjeve. Dhe nëse Prokuroria e sheh të nevojshme të kërkojë ndihmën nga SHBA, ne ndihme të obliguar”, theksoi ai. /S.Lleshi/Start/
2011-01-25 15:59