E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontingjenti i dytë special niset drejt Kandaharit

Ky  është kontingjenti i dytë dhe zëvendëson kontingjentin “Eagle 1”, i cili kryen misionin prej 6 muajsh në Kanadahar përkrah forcave speciale amerikane.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, ishin të pranishëm ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu, zv. ministri i Mbrojtjes Ekrem Spahiu, zv. shefi i shtabit të përgjithshëm, Gjeneral Brigade Sandër Lleshi si dhe drejtues të tjerë të lartë ushtarakë dhe të MM. Ministri Imami theksoi ndër të tjera se “ju jeni ambasadorët më të mirë të lirisë, paqes dhe stabilitetit që ky vend ofron, e ky fakt e bën misionin tuaj tejet të rëndësishëm”.

“Është një ditë e rëndësishme për të gjithë ne sot. Është një ditë e rëndësishme sepse po shkojmë drejt mbylljes së misionit të parë, të një detyre të rëndësishme, të nivelit të lartë me mision luftimi në Kandahar. E kemi kryer këtë detyrë me sukses përpara vendit, përpara Parlamentit shqiptar, përpara partnerëve tanë, përpara Aleancës. Është prioriteti i prioriteteve për ne, sepse jo vetëm shkalla e rrezikut të misionit, por edhe fakti se ju jeni ambasadorët më të mirë të lirisë, paqes dhe stabilitetit që ky vend ofron, bën këtë mision tejet të rëndësishëm”, shtoi Imami./Start/

                                                                                             2011-01-25 17:18
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›