E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipti ndalon protestat anti-qeveritare

Mbledhjet publike, protestat dhe marshimet janë të gjitha të ndaluara, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve.

Çdocili që i bashkohet aksioneve të paautorizuara do të arrestohet dhe persekutohet, theksoi Ministria e Brendshme.

Tre persona kanë humbur jetën nga protestat e djeshme mbarë-kombëtare, të cilat u shpërndanë me gaz lotsjellës.

Policia gjithashtu përdori makinat e ujit për të shpërndarë protestuesit e mbledhur në “Tahrir Square”, në zemër të Kajros.

Protestuesit janë frymëzuar nga protestat në Tunizi, dhe paralajmëruan se nuk do të ndalen deri në rrëzimin e qeverisë.

Protestuesit kërkojnë largimin e Presidentit aktual të Egjiptit, Hosni Mubarak. I lindur me 4 maj 1928, Mubarak u emërua zv/president në vitin 1975, teksa me 14 tetor 1981 mori postin e Presidentit pas vrasjes s ish-Presidnetit Anwar El-Sadat.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-01-26 12:21
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›