Ina Rama konferencë për mediat
Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama do të zhvillojë një konferencë të përbashkët për shtyp në lidhje me akuzat që kryeministri Berisha ka ngritur kundër saj në lidhje me demonstratën e 21 janarit.
Në një deklaratë për shtyp bëhet e ditur se konferenca do të mbahet në orën 16:00 në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme.
Sipas prokurorisë së përgjithshme në këtë konferencë shtypi, Kryeprokurorja e Përgjithshme ka ftuar edhe ambasadorin e SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu, i cili e ka pranuar ftesën.