Tiranë, kapen 52 kg kanabis, 3 në pranga

Policia e Tiranës gjatë operacionit të koduar "Drejtimi i Duhur" ka bërë të mundur sekuestrimin e 53 kg kanabis dhe arrestimin e tre personave. Sipas policisë falë një hetimi 2 mujor u bë e mundur sekuestrimi i sasisë së drogës dhe arrestimi i shtetasve Festim Çela, Tonin Terrelli dhe Kristo Topalli të cilët akuzohen për trafik droge.
Sipas policisë një sasi droge prej 12 kg është kapur në një taksi në zonën e Kombinatit e cila ishte drejtuar drejt kryeqytetit ndërsa gjatë kontrollit të shtëpinë e shtetasit Feim Çela u gjet dhe u sekuestrua edhe 40 kg drogë e llojit kanabis sativa.
Dyshohet se droga e sekuestruar do të përdorej për shëprndareje në Tiranë. Ndërkohë materialet në ngarkim të të arrestuarve i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.