Arvizu: Kundër tubimeve të premten dhe të shtunën
Do të jenë ekspertët amerikanë ata që do ti vijnë në ndihmë Prokurorisë shqiptare për të zbardhur demostratën e 21 janarit përpara kryeministrisë. Kështu ka deklaruar në një konferencë për shtyp Kryeprokurorja Ina Rama ku ka qenë përkrah saj edhe ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu.
Ndërsa ambasadori Arvizu i ka bërë edhe një herë thirrje klasës politike që të mos zhvillojë dy tubimet e planifikuara ditën e premte dhe ditën e shtunë dhe ka pohuar se prokuroria shqiptare do të mbështet nga ne këtë hetim .
“Mendoj se të gjithë jemi të tronditur përsa i përket ngjarjes së 21 janarit.Një ngjarje thelbësore është hetimi i të gjithë shkaqeve për atë që ndodhi. Sipas ligjit shqiptar, zyra e Prokurorisë merret me hetimin e ngjarjeve dhe ne do të jemi të mbështetur në këtë investigim. Prokuroria do të dojë kërkesën që më është drejtuar mua dhe ne do ta drejtojmë në Washington. Përgjigjja do të jetë në favor, gjithsesi do të merrte me detaje” tha Arvizu.
Gjithashtu kryeprokurorja Ina Rama nuk ka anashkaluar as urdhërndalimet për gjashtë krerët e Gardës së Republikës që nuk janë ekzekutuar nga policia, duke shpjeguar se gjithçka është bërë sipas ligjeve dhe se ata janë persona të dyshuar dhe jo persona që kanë kryer një krim. Por ka pohuar se ekzekutimi i tyre do ti kishte dhënë shumë ndihmë hetimit për këtë ngjarje.