Ina Rama mban ende Ndojen si prokuror te Durresit

DURRËS - Prokurori Arjan Ndoja edhe pasi ka deklaruar publikisht doreheqjen nga posti i kreut te institucionit te akuzes, vazhdon ta drejtoje "de facto" ate. Burime nga Prokuroria e Durresit bene te ditur se Arian Ndoja, po vazhdon te qendroje ne krye te institucionit, pasi prokurorja e Pergjithshme Ina Rama ne te vertete nuk e ka pranuar doreheqjen e tij. Zyrtarisht nga ky institucion thuhet se ne te njejten dite me shpalljen nga Ndoja te doreheqjes, kjo kerkese i eshte pranuar, por shtohet se Ndoja do te vazhdoje te jete prokuror ne Durres, deri ne perfundim te hetimeve.
Arian Ndoja dha doreheqjen me date 25 nentor te ketij viti pas akuzave per verifikim te burimeve te nje shume prej afro 743 mije eurosh. "Regjistrimi i ketij procedimi nga ana e Prokurorise se kryeqytetit eshte ne baze te ligjit "Per Prokurorine" me jep te drejte mua te jap doreheqjen. Kjo nuk eshte shenje dobesie, por eshte shenje e karakterit personal dhe kuraje civile dhe qytetare. Doreheqja eshte pjese e nje transparence te plote, pasi une kam menduar se kallezimi penal ne adresen time nuk ka baze ligjore", tha Ndoja gjate momentit te doreheqjes se tij. Kryeprokurori i dorehequr, i cilesoi hetimet si jo me baze ligjore. Hetimet ndaj Ndojes po kryhen nga Prokuroria e Tiranes, nga Njesia e Perbashket Hetimore per Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit.
Kallezimi per ndjekje penale ndaj kryeprokurori i Durresit, Arian Ndoja u be pak dite me pare nga Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive, per shkak te mos verifikimit te burimit te nje shume prej 743 mije eurosh, te cilat pretendon se i ka fituar gjate punes si avokat, ne vitet 2004 - 2008.