"Qeveria, strehe per azilantet qe i ikin drejtesise"
Partia Socialiste kerkon zbardhjen e fondeve te rruges Durres-Kukes. Duke vijuar debatin per hetimin ndaj ish ministrit te Transporteve, Lulezim Basha, socialistet akuzuan dje se qeveria eshte nje rrezik publik. Deputetja socialiste Arta Dade tha se, Sali Berisha dhe ministri i tij i pandehur, kane zgjedhur te mbrojne korrupsionin, duke e shnderruar qeverine ne strehe azilantesh, per ata qe i ikin drejtesise. "C'eshte ky minister i paditur per zhdukjen e nje shume marramendese parash, qe refuzon te shkoje perpara organeve te drejtesise? C'eshte kjo qeveri qe behet strehe e nje ministri te penduar, qe nuk i pergjigjet ceshtjeve ligjore, ashtu sikurse e kerkon Kushtetuta dhe ligji, qe nuk i njohin atij ndonje dallim nga shtetasit e tjere?", reagoi Dade, duke kerkuar pergjigje nga ekzekutivi. Sipas saj politizimi i kesaj ceshtjeje kaq te rendesishme per moralin e shtetit, te qeverise dhe politikes, jo vetem qe nuk ndihmon ne zbardhjen e se vertetes, por perkundrazi ndihmon per mbulimin e se vertetes. "Kjo nuk i sherben opinionit publik, por i sherben te gjithe atyre qe jane te perfshire ne kete korrupsion galopant te permasave te frikshme", akuzoi socialistja. Po keshtu edhe kryetari i komisionit te ligjeve ne Asamblene e PS-se, Ylli Manjani, u shpreh se duket qarte se kjo qeveri i eshte kundervene hapur drejtesise dhe Ministria e Drejtesise eshte kthyer hapur ne nje vegel te klanit Berisha, per t'u mbrojtur nga drejtesia. "Ndryshimi i gjyqtarit, per te pandehurin Lulezim Basha me nje gjyqtare militante te Partise Demokratike dhe caktimi per dosjen e sekserit serb te Keshillit te Ministrave i nje tjeter gjyqtari militant te Partise Demokratike, qe merret nga te miturit per te gjykuar Fazllicin, perbejne nje shfazim te plote ne marredheniet e kesaj qeverie me ligjin", tha Manjani. Ai e quajti teater, daljet ne skene te avokatit te familjes Berisha, Aldo Bumcin dhe te kancelarit te Ministrise se Drejtesise, qe thone bashkerisht se cdo gje eshte ne rregull. PS kembengul ne zbardhjen e se vertetes per rrugen Durres-Kukes por dhe ceshtjen "Fazllic". "C'eshte ky kryeminister qe vendos per ministrin e vet te pandehur ate cka per te duhet te vendose drejtesia? Te kerkosh zbardhjen e se vertetes, do te thote t'i sherbesh interesave te vendit", u shpreh Dade me pas. Sipas saj, ta konsiderosh kete kerkese si anti-kombetare do te thote te fshihesh pas simbolit kombetar dhe te mbulosh kete afere korruptive nga me te medhate, padyshim me e madhja dhe me e frikshmja e te gjithe periudhes se tranzicionit.
"Kjo qeveri eshte nje rrezik publik, mbron korrupsionin"
"Partia Socialiste, opozita dhe opinioni publik, kane zgjedhur te mbrojne interesat e vendit. Sali Berisha dhe ministri i tij i pandehur, kane zgjedhur te mbrojne korrupsionin, duke e shnderruar qeverine ne strehe azilantesh per ata qe i ikin drejtesise. Kjo qeveri eshte nje rrezik publik. Opozita dhe opinioni publik, kerkojne zbardhjen e ceshtjes per zhdukjen e fondeve ne rrugen Durres-Kukes. Kjo nuk mund te ndodhe as duke abuzuar me foltoren e Ministrise se Puneve te Jashtme per mbrojtje personale, as duke sulmuar opoziten me shpifje dhe fyerje dhe as duke sfiduar institucionet e drejtesise, me mosbindje te procedurave ligjore".
Vlera e rruges Durres-Kukes shkaktoi debatin politik
Nuk ka ende nje vlere te percaktuar fikse, se sa do te kushtoje rruga Durres-Kukes. Vete ministri Lulezim Basha tha disa dite me pare ne emisionin "Opinion", se nuk dihet vlera e sakte, per sa kohe eshte ne proces. Por sipas ministrit, perllogaritja eshte perafersisht 580-620 milione euro. Shtrimi i rruges u percaktua te perfundoje brenda nje periudhe tre vjecare, afat i cili perfundon ne qershor te vitit te ardhshem. Pikerisht ne periudhen kur do te zhvillohen dhe zgjedhjet parlamentare, nga ku do te dale dhe perberja e Kuvendit te ri.