E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e emigrantit, shoqërohen 20 persona

Efektivat blu dyshojnë që i riu që u gjet i vrarë mëngjesin e së shtunës, të jetë ekzekutuar për hakmarrjeje, ose pas një sherri të çastit. Burimet e mësipërme pohojnë se janë shoqëruar e marrë në pyetje 20 persona. 

BERAT - Mbetet në kufijtë e misterit vrasja e 28-vjeçarit Erjon Shuka, nga qyteza e Urës Vajgurore në rrethin e Beratit. Ndërsa mesditën e djeshme, emigranti është përcjellë për në banesën e fundit, policia ende nuk ka mundur të zbulojë autorët e krimit dhe motivet e ngjarjes së rëndë që tronditi gjithë banorët e zonës. Pjesëtarë të familjes Shuka dje u kanë bërë apel organeve të drejtësisë që të zbulojnë dhe të vënë në pranga ekzekutorët e Erjonit. "Erjoni kishte pak ditë që ishte kthyer nga Greqia, ku kishte emigruar prej 14 muajsh. Ai ishte një djalë i qetë dhe nuk bënte sherr me njeri", - janë shprehur të afërmit e viktimës. Mësohet se 28-vjeçari ishte larguar nga shtëpia mbrëmjen e së premtes për të pirë kafe me disa shokë të tij, por nuk është kthyer më i gjallë. Ai u gjet i vrarë mëngjesin e së shtunës, buzë lumit Osum, në fshatin Moravë. Policia ka hedhur poshtë versionin për një grabitje të mundshme, pasi Erjon Shuka kishte marrë me vete shumën prej 10 eurosh. Efektivat blu dyshojnë që i riu të jetë ekzekutuar për hakmarrjeje, ose pas një sherri të çastit. Burimet e mësipërme pohojnë se janë shoqëruar e marrë në pyetje 20 persona.

s.g/dh.rë./GSH/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›