Skandal ne KOKSH, grushte per voten e "Presidentit"

Zgjedhjet e reja te KOKSH-it perfunduan me dhune dhe pa nje president te ri. Ato jo vetem qe nuk percaktuan pasuesin e Hysen Domit, por votimi eshte nderprere ne mes, per shkak te incidenteve te renda, qe ndodhen gjate procesit. Dy kandidate per presidente, Esat Ademi dhe Fidel Ylli leshuan akuza te ndersjella gjate muajit te fundit, duke rritur tensionin ne prag te zgjedhjeve dhe dje gjithcka shkoi si mos me keq. Gjate votimit te djeshem polemikat dhe tensioni shkuan deri edhe ne dhune, thyerje te kutise se votimit dhe ne fund me nderprerjen e procesit te zgjedhjeve. Mbledhje e djeshme e Asamblese per zgjedhjen e drejtuesit te ri te KOKSH-it nisi qe ne fillim me probleme. Njeri nga te pranishmit ne salle, trajner boksi, eshte nxjerre jashte me force, per shkak se emri i tij nuk figuronte ne liste dhe ai pretendonte se kishte te drejten e votes. Me tej, e njejta situate ndodhi edhe me nje sportist olimpist dhe ne fund, kandidati per president Ademi reagon ashper duke grisur procesverbalet. Megjithese nderhyrja e sigurise tentoi te vinte rregullin e duhur, eshte thyer kutia e votimit, duke i prishur zgjedhjet.
Votimi
Ashtu sic vepruan edhe gjate muajit te fundit para zgjedhjeve, perfaqesuesit e te dy paleve jane perfshire ne akuza dhe debate te ashpra, gjate mbledhjes se djeshme. Kulmi arriti ne momentin, kur Ademi dhe mbeshtetesit e tij, i cilesuan te manipuluara zgjedhjet, ne mesin e votimeve, duke i quajtur ato te pavlefshme. Te akuzuar nga Ademi ishin drejtuesit aktuale te KOKSH-it, Hysen Domi, Stavri Bello dhe kandidati qe synon postin per mandatin e radhes, Fidel Ylli. Esat Ademi kerkoi qe ne fillim, qe ne votim te merrnin pjese edhe sportistet olimpiste. Debati eshte ashpersuar gjate mbledhjes dhe kulmi arriti gjate votimit, kur situata kaloi deri ne konfrontime. Madje eshte thyer edhe kutia e votimit. Komisioni i Votimit, ne asamblene zgjedhore vendosi me vone nderprerjen e votimit dhe shtyrjen e zgjedhjeve ne nje date tjeter.
Ngjarja
Ne mes te votimit, kandidati per president i KOKSH-it, Esat Edemi nderhyri dhe iu drejtua Komisionit te Votimit, duke i grisur procesverbalet ne shenje proteste, me pretendimin se ne zgjedhje kishte konstatuar shkelje te dukshme dhe me per kete arsye votimi ishte i parregullt. Me pas, gjate perplasjeve te forta mes paleve, eshte prishur edhe kutia e votimit. Nderhyrja e forcave te sigurise, ne kete rast, nuk zgjidhi asgje dhe situata degjeneroi ne dhune. Komisioni i votimit njoftoi per nderprerjen e menjehershme ne kete moment te votimit. Per afro nje ore eshte pritur per te rifilluar votimi. Ne fund, ne nje deklarate kryetari i Komisionit te Votimit, i cilesoi keto zgjedhje te pavlefshme, duke i anuluar ato, per nje kohe tjeter e cila do te percaktohet ne nje njoftim te dyte. "Komisioni i Votimit, duke pare gjendjen qe eshte krijuar gjate zgjedhjeve, vendosi te anuloje kete proces," - deklaroi ne fund kryetari i Komisionit te Votimit, Myftar Thana.
Pritet reagimi i MTKRS-se per votimin
Pritet versioni i MTKRS-se, per ngjarjen, por edhe reagimi i IOC-se (Komiteti Olimpik Nderkombetar do te vleresoje situaten e fundit). Ministria do te dale me nje vendim, per kete perfundim te shemtuar te zgjedhjeve. Para zgjedhjeve ne KOKSH, Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve vleresoi se duheshin bere me pare zgjedhjet neper federata, gje qe hasi ne kundershtim te perfaqesuesve aktuale te ketij institucioni.
Ngjarja 1
Incidenti i pare ndodhi ne fillim te zgjedhjeve, kur eshte larguar njeri prej trajnereve te boksit nga salla e asamblese per shkak te kundershtimeve ndaj drejtuesve te KOKSh-it. Me tej ndodhi edhe nje incident me mundesin Elis Guri, i cili edhe ai doli me force jashte.
Ngjarja 2
Incidenti me i rende ndodhi ne mes te votimit te asamblese, kur kandidati per president, Esat Ademi e cilesoi te pavlefshem procesin. Pati konfrontime mes paleve ku jane grisur procesverbalet dhe eshte prishur ne fund kutia e votimit, gje qe solli edhe anulimin e tyre.
Fiel Ylli: "Duhet te jemi me qytetare, ne zgjedhje"
Aktualisht, njeri prej drejtuesve kryesore te KOKSH-it, Fidel Ylli, i cili kryesoi ekipin olimpik shqiptar ne Lojerat Olimpike "Pekin 2008", ishte kandidature per president, ne KOKSH. "Neve duhet te tregohemi me qytetare, ne kete drejtim, gjate procesit te zgjedhjeve," - u shpreh Fidel Ylli, ne lidhje me incidentet e djeshme. Fidel Ylli gezonte mbeshtetjen e perfaqesuesve te tjere te KOKSH-it, ne keto votime. Nje pjese e mire e drejtuesve aktuale te federatave te sportit te Shqiperi ishin vene gjithashtu ne perkrahje te Yllit dhe drejtuesve aktuale. Nderkohe sekretari i Pergjithshem, Stavri Bello, ishte e vetmja kandidature ne votim.
Esat Ademi: "Zgjedhje te pavlefshme, jam pro demokracise"
Esat Ademi para se te fillonte votimi, presidenti ne ikje i Federates Shqiptare te Peshengritjes, kundershtoi faktin se ne votimin e djeshem mungonin pjesa me e madhe e sportisteve olimpiste. Me pas, gjate votimit, kundershtimet jane shtuar ndjeshem dhe Esat Ademi grisi procesverbalet ne mes te votimit, ne shenje pakenaqesie per menyren e zgjedhjeve. Pas prishjes se votimit, Ademi deklaroi: "Keto zgjedhje jane te manipuluara dhe duhet konsideruar te pavlefshme. Une nuk terhiqem asnjehere nga rregulli, ligji dhe demokracia". Ai akuzoi hapur palen tjeter, qe kryesohej nga drejtuesit aktuale te KOKSH-it.