Ina Rama, me keq se Sollaku
Te thuash qe Damir Fazllic nuk u ndalua dot nga prokuroret qe vetem pas ikjes se tij deklaruan se kane hapur nje ceshtje penale ndaj tij, eshte sa qesharake dhe e rende per nje institucion te rendesishem sic eshte Prokuroria e Pergjithshme. Te justifikosh kete deklarate se Prokuroria eshte ndaluar nga police dhe gazetare me pretendimin se Damir Fazllic ka nderruar makinat duke e bere ate te pakapshem, eshte po aq e turpshme dhe qesharake per nje shtet dhe zyrtaret qe vene drejtesi.
Damir Fazllic ka hyre ne Rinas nga porta qe hyn cdo shtetas shqiptar dhe i huaj. Ka kaluar ne kontrollin e policise se Rinasit ne kembe dhe ne syte e shume informatoreve te sherbimit sekret.
Ka mberritur ne Tv Klan i shoqeruar nga dhjetera kamera televizive dhe aspak ne menyre te fshehte, por perkundrazi me me shume publik se c’duhet.
Damir Fazllic ka dhene intervisten e tij ne studion e “Opinion”, duke u komentuar live prania e tij ne televizionin “Ora News”. vec kesaj ne ambientet e televizionit “Klan” kane pasur kohe te mberrijne mbi dhjetera kamera dhe gazetare. Nese Ina Rama vertet do te kishte qene e interesuar per ta thirrur njeriun kaq shume te kerkuar nga mediat ne prokurori, mund t’i kishte derguar prokuroret ne dyert e Televizionit tone. Pas intervistes dhene gazetarit Blendi Fevziu, Fazllic mori rrugen per ne aeroportin “Nene Tereza”. Hyri ne aeroport andej nga kalon cdo qytetar dhe prokuroret nuk kane shfaqur asnje deklarate publike per ta thirrur. Deklaratat e turpshme u bene nga prokuroret pasi Fazllic la token shqiptare per te mberritur ne nje aktivitet te Kransmontanes, ne nje prej forumeve me te rendesishme ekonomike boterore, ne prani dhe te disa kryeministrave te Ballkanit apo biznesmeneve me te medhenj te botes, sic shihet edhe ne keto pamje filmike.
G99 apo parti te tjera te majta, qe hodhen balte mbi figuren e Fazllic duke thene se ai u arrestua, le te nxjerrin fakte per kete, le te publikojne ne deklaratat e tyre jo te pakta mediatike fletarrestimin qe thone se eshte leshuar ndaj Fazllic. Perndryshe, le te pranojne se nuk e njohin realitetin e t’i kerkojne falje Damir Fazllicit per akuzat e leshuara ndaj tij, (ndonese duken qartazi qe jane te montuara politikisht) per cudi merren seriozisht nga organi i akuzes. Po behen disa raste qe prokuroria e drejtuar nga Ina Rama po tregohet jo vetem e paafte por edhe qesharake, si dhe prokurori politike qe perdoret nga prejardhja komuniste e saj.
Ndersa prokuroria hap ceshtje kryesisht nisur nga shkarkimet e disa mediave per rastin e biznesmenit Fazllic, duke mos saktesuar shkeljet qe sipas prokurorise paska fyer Fazllic, organi i akuzes per cudi injoron deklaratat publike te ministres se shendetesise, Anila Godo, e cila mese njehere ka denoncuar abuzimet e kryera me 26 milione euro nga taksat e qytetareve shqiptare ne tenderet per ilacet.
Pas kesaj situate te tejzgjatur te paqarte ne prokurori, eshte koha tashme qe Prokurorja e Pergjithshme te mos heshte per kete skandal, por t’u jape pergjigje akuzave te kreut te shendetesise si dhe drejtuesve te spitaleve apo edhe vete qytetareve te thjeshte ne te gjithe vendin. Prokurorja e Pergjithshme duhet te dale publikisht dhe te denoncoje ato qe organi i akuzes i quan shkelje ne aktivitetin e nje shtetasi te huaj qe hap aktivitet biznesi ne Shqiperi, por edhe t’u thote shqiptareve se cfare po behet me denoncimin per tenderet e ilaceve: abuzim qe per vite me radhe ka cuar ne degradimin e sherbimit shendetesor ne te gjithe vendin.