E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan: Kushti, zgjedhjet e lira

TIRANE - Ambasadori i Komisionit Evropian ne Shqiperi, Helmut Lohan dje evidentoi pikat kryesore ku do te mbeshtetet progres raporti i Bashkimit Evropian per Shqiperine. Ne nje interviste per TV Klan, Lohan thekson se raporti i vleresimit te 5 Nentorit te ketij viti do te mbeshtetet fillimisht ne perpjekjet qe po behen ne vend per zgjedhje te lira dhe te ndershme. Sipas ambasadorit te KE-se, zgjedhjet e vitit te ardhshem duhet te jene brenda standardeve evropiane dhe te konsiderohen si te lira dhe te ndershme. "Eshte shume e rendesishme qe zgjedhjet e vitit te ardhshem te jene brenda standardeve dhe te konsiderohen si te lira dhe te ndershme" deklaroi Lohan ne fjalen e tij, duke i bere keshtu thirrje partive politike per te ecur me shpejt me Kodin Zgjedhor. Nga ana tjeter nje pike e rendesishme ku do te mbeshtetet ky raport, sipas ambasadorit te KE-se eshte edhe reforma ne sistemin e drejtesise. Sipas Lohan, eshte shume e rendesishme qe sistemi gjyqesor ne vend te jete i pavarur dhe ta forcoje pavaresine e tij. Por nga ana tjeter ai deklaroi se prokuroret dhe gjykatat ne vend duhet te jene me te pergjegjshme per sa i perket edhe kesaj pavaresie, duke mos abuzuar me te. Nga ana tjeter ambasadori i KE-se ne Tirane deklaron se reformat ne sektoret kyc ne vend duhet te jene te vazhdueshme dhe te mos nderpriten, ndonese ministrat mund te ndryshohen. Po keshtu nje tjeter ceshtje lidhet edhe me diskutimin e gjere te nismave ligjore dhe zbatimin e tyre. Sipas Lohan, ne vend ndonese ka mjaft nisma te mira ligjore dhe nje legjislacion te plotesuar ne shume fusha, perseri nje problem i madh mbetet edhe zbatueshmeria e ketyre ligjeve, nje verejtje tashme e "konsoliduar" per te gjitha pushtetet ne Shqiperi. Te cilet bejne ligje te mira, por pak i zbatojne ato. Nga ana tjeter ambasadori i KE-se ne Shqiperi foli edhe per ndihmen ekonomike qe Komisionin Evropian i ka akorduar Shqiperise, duke e konsideruar kete nisme si shume te rendesishme per zhvillimin e vendit ne tre drejtime te ndryshme si ne sektorin e standardeve politike, ate te zhvillimit ekonomik ne Shqiperi dhe ne sektorin e perfarimit te legjislacionit me BE-ne.

OSBE: Ligj te ri per mediat

VJENE- Miklos Harasti, Perfaqesuesi i OSBE-se per Lirine e Medias, mirepriti vendimin e Topallit per te shtyre miratimin e Ligjit te ri per Radion dhe Televizionin, si dhe i kerkoi qeverise te beje te mundesoje konsultime te gjera e transparente me te gjithe aktoret kryesore. "Drafti nuk siguron pavaresine e Keshillit Kombetar te Radios dhe Televizionit, si dhe te Radio-Televizionit Shqiptar. Gjithashtu, ai nuk zgjidh problemet qe ekzistojne ne ligjin aktual, te cilat jane vene ne pah ne rekomandimet e meparshme te zyres sime, si dhe nga organizata te tjera nderkombetare. Keto probleme kane mbetur te pandryshuara ne projektligjin e ri. Si pasoje, ky projektligj nuk permbush rekomandimet perkatese te OSBE-se", tha Harasti.

Fatjona Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›