PD: Brace, korrier i Dondollakut

TIRANE – Akuza te forta te demokrateve ne drejtim te nenkryetarit te Grupit parlamentar socialist, Erion Brace dhe kreut te kesaj partie, Edi Rama. Vetem pak ore pas deklaratave te ashpra te Braces ne Kuvend kunder Berishes per ceshtjen e Fazllic, ishte zedhenesi i PD, Gerti Bogdani, ai qe nepermjet nje deklarate per shtyp akuzon numrin dy te deputeteve te PS se ka lidhje me banden e Aldo Bares. “Edi Rama me zedhenesin e tij te pare, Erion Brace, korrierin e Dondollakut, por edhe borxhliun e madh te Kadrovskit, pasi iu servir shqiptareve, viktimen e aksidentit si te vrare, vazhdon sulme stihike kunder investimeve dhe investitoreve te huaj ne Shqiperi”, tha dje Bogdani. Njeheresh ai i ka cilesuar Bracen si korrier i mafies, i cili po tenton te perbalte dhe ushtroje presion mbi investitoret e huaj, qe kane vendosur te zgjedhin Shqiperine per te investuar dhe per te zgjeruar bizneset e tyre te ndershme. “Keshtu sot, korrieri i mafies, Erion Brace, me porosi te z.Rama, etiketoi biznesmenin dhe qytetarin e lire britanik, me origjine boshnjake, Damir Fazllic, te pakten 30 here si kriminel. Per fajin e vetem te tij, se Fazllic ka kontribuar se bashku me BG&R ne shembjen e sistemit socialist kleptokratik dhe pushtetit te Dondollakeve dhe Braceve ne Shqiperi”, tha Bogdani. Tonet e larta te zedhenesit te PD, njeheresh dhe kryetar i njesise bashkiake numer 10 ne kryeqytet, kane qene dhe ne drejtim te kreut socialist, Rama, qe sipas tij ka angazhuar pseudo-analiste dhe media te klasifikuara ne raportet nderkombetare, si perandori droge per te shpifur ndaj qeverisjes ne kete vend. “Ne kete beteje, Rama ka angazhuar pseudo-analiste, qe nuk mund te presin me gjoba ne kete vend, ka angazhuar mediat e tij te akuzuara nga raportet nderkombetare si perandori droge, ne kohen e pushtetit socialist dhe ka ngritur nje mal shpifjesh dhe trillimesh te cilat do te perfundojne si mitingu qe organizoi per te shpallur te aksidentuarin si te vrare”, deklaroi dje Bogdani. Per te cilin, loja e socialisteve me vdekjen aksidentale te nje njeriu nuk mund te sjelle asnje risi ne politiken shqiptare, por dhe per te ardhmen e ketij vendi. Njeheresh, duke e mbajtur ne te njejten linje sulmin e tij ndaj Rames dhe ndaj disa medieve, shprehet se jane thirrur ne ndihme dhe simbolet famekeqe te Enver Hoxhes. “Shqiptaret cdo dite e me shume po shohin fytyren e vertete te politikes se re te Edi Rames, e cila dy muajt e fundit ka servirur si alternative te vetme, mitingun per te shnderruar vdekjen si vrasje, intervista me simbole te famekeqit Enver Hoxha, dhe tani se fundmi luften kunder investimeve dhe investitoreve te huaj ne Shqiperi, qe te mund te krijoje hapesire per falangat e mafies, te cilat nuk kane me hapesire ne kete vend”, tha Bogdani ne nje konference per mediet, e mbushur teresisht me akuza te forta ne drejtim te lidershipit socialist.
Cfare tha Brace dje ne Kuvend
“Shteti favorizoi Fazllicin”
“Eshte e pashembullt qe pas asaj qe ndodhi dje me Shqiperine, me shqiptaret, me te pakten 8 institucione kushtetuese te pavarura dhe nje mori te tjera agjencish te tjera qeveritare si: Prokurorine, SHISH, Policine e Shtetit, Policine Kriminale, Interpol Tiranen, Policine Kufitare, Drejtorine e Tatimeve, Agjencine e Luftes Kunder Pastrimit te Parave te Pista, Kuvendi sot vazhdon punen normalisht me nje projektligj banal”. Keto kane qene akuzat e djeshme te Braces ne Kuvend. Sipas tij, te gjithe keto institucione dje deshtuan, sot nuk ekzistojne me. “Kjo eshte tashme ceshtje e sigurise kombetare. Presidenti duhet te dale nga frika per te kerkuar hesap ne Keshillin e Sigurise Kombetare, rikthyer me plot fuqi agjencite e ligjit kunder kesaj makine te krimit me te zi ne Ballkan qe ben biznes e qejf ne Shqiperi. Por qe ato te kene besim te nise me largimin e djalit te bukur te serbeve, ministrit te Jashtem Lulzim Basha, pastaj me dhendrin e tyre Sali Berishes. Dhe nese kjo mungon edhe kete here, atehere radha i takon shqiptareve. Ne do t’i udheheqim!”, deklaroi Brace.