"Si e shohim sfiden e turizmit ne Shqiperi"

INTERVISTA/ Akademiku i njohur italian Salvatore Messina, flet mbi projektin ambicioz ne Shqiperi, te mbeshtetur nga Bashkimi Evropian
TIRANE - Ka ndermarre nje sfide te rendesishme, por dhe te veshtire. Profesori italian, Salvatore Messina, ka vendosur te kontribuoje per Shqiperine ne nje fushe te re dhe te pazhvilluar mire, sic eshte turizmi. Prof. Messina, duke folur mbi turizmin ne Shqiperi, pranon se ka ndermarre nje sfide te rendesishme, por dhe te veshtire. Profesori italian, thote se ka vendosur te kontribuoje mbi Shqiperine ne nje fushe te re dhe te pazhvilluar mire sic eshte turizmi.
Se bashku me nje grup akademikesh nderkombetare, profesioniste te kualifikuar, po celin Universitetin e pare per Turizmin ne Tirane, duke pergatitur nje staf te kualifikuar.
Profesori, i cili referon prej shume vitesh ne universitetet me ne ze te Evropes, e qe ne kete rast do te mbaje dhe peshen e rektorit, ne kete interviste, flet mbi sfiden e ndermarre, problemet qe has sot te ne turizmi, si dhe mundesine per te cuar perpara nje vend me turizem te zhvilluar.
Z. Messina, a mund te na shprehni pershtypjet e para mbi Shqiperine?
Profesor Messina: Kontakti i pare me Shqiperine ishte shume pozitiv. Menjehere vleresova mikpritjen e shqiptareve, te cilet ishin kaq krenare per te mirepritur miqte e tyre dhe kaq te disponueshem per te treguar sekretet e territorit te tyre, bukurite kulturore e natyrore te kesaj toke te mahnitshme dhe aftesite artistike te popullit shqiptar e se te rinjve.
Fillova ta njoh kete vend duke zbuluar teatrot antike te Butrintit dhe te Apolonise, ekuilibrin arkitektonik te shtepive gjirokastrite dhe beratase, plazhet e Vlores, Sarandes dhe Durresit, mijera restorantet e peshkut, specialitetet gastronomike tipike te nentokes, perendimet e diellit ne Dhermi e Dajt, panoramat qe te lene pa fryme te parqeve nacionale te Llogorase dhe Thethit.
Sigurisht qe ka ende shume pune per te bere, sidomos ne strukturat e sherbimeve turistike, si rruget, portet, vleresimi dhe shfrytezimi i vendeve arkeologjike, i muzeve, i parqeve natyrore. Por duhet filluar menjehere nga formimi i kompetencave, per te evituar qe te perseriten gabime dhe qe vendet e tjera evropiane si Spanja dhe Italia, Tunizia dhe Egjipti kane bere duke penalizuar pergjithmone territorin e tyre.
Ju beni pjese ne Fondacionin "Universitet Evropian per Turizmin" dhe jeni emeruar rektor i universitetit me te ri ne Tirane, qe mban te njejtin emer. A mund te na tregoni dicka me teper rreth kesaj nisme?
Fondacioni "Universitet Evropian per Turizmin" ka bere te linde Universiteti Evropian per Turizmin ne Tirane. Turizmi i qendrueshem eshte celesi i ketij turizmi ne Shqiperi, qe do te thote nje turizem qe qendron ne marredhenie te ngushte me natyren. Kemi bere nje studim te hollesishem strukturor ne Shqiperi dhe menduam se ishte e mundur te vinim dore ne turizem. Nese ne, fusim kompetencat profesionale ne turizem dhe e vendosim ate ne qender te veprimeve te politikes, arrijme te ndertojme nje strukture te mirefillte ne Shqiperi, duke krijuar nje staf profesionistesh. Per kete qellim ne po bashkepunojme me disa universitete evropiane. Burimet natyrore te ketij vendi dhe kultura, perbejne nje tjeter vlere ne Shqiperi. Dy jane mundesite, ose Shqiperia te ndjeke rrugen e shembullit spanjoll, ku ndertimet rreth bregdetit ndertohen duke mos respektuar natyren dhe prishur bukurite e saj, ose te ndjeke rrugen tjeter, t'u dedikohet hapesirave natyrore. Pra Shqiperia duhet te nxjerre ne pah vlerat natyrore, sepse turizmi i sotem nuk kerkon hotele luksoze pergjate bregdetit, ai eshte i prirur te njohe vlerat kulturore te atij vendi dhe te njohe sa me shume kulturen e nje populli. Pra te kete nje nderthurje mes te dyjave. Dihet qe Shqiperia eshte vendi me pak i njohur i Mesdheut, pasi per vite me radhe kufijte kane qene te mbyllur. Duke qene i tille ka bere qe te ngjallet kureshtja e fqinjeve. Mendoj se kompetencat tona jane per te zgjedhur nje staf dhe personel kualifikues, ne menyre qe te mirepresim te gjithe ata qe do te vijne ketu per te vizituar kete vend. Pra, duhet te ofrojme dhe ta forcojme kete personel te kualifikuar, per Shqiperine dhe Ballkanin.
Mesuam se udhetoni shpesh neper Shqiperi. Mund te na thoni se cilat jane problemet me te medha qe pengojne turizmin ne Shqiperi?
Jane disa. E para eshte mungesa e mentalitetit per turizmin. Shqiptaret ne pergjithesi jane njerez shume mikprites e bujare. Ata qe operojne ne fushen e turizmit jane pioniere, qe investojne nga xhepi i tyre, ku bejne mjaft gabime pa qellime te keqija, qe jo se kane dashur t'i bejne keto gabime, por nuk kane ditur si t'i bejne. Si per shembull, kush nderton nje hotel, behet projektues dhe arkitekt njekohesisht. Nese do te shprehesha ne nje menyre me te thjeshte do te sillja nje shembull, ate te rrotes.
Perse duhet te shpiket nje rrote, ku ate fare mire mund ta gjesh te nje gomist profesionist, qe ka menduar dhe ka studiuar si ta ndertoje ne menyre sa me perfekt ate rrote? Pra, perse duhet te rropatemi duke ndertuar nje gje per te cilen nuk kemi dijeni dhe te mos kontaktojme dike qe eshte me i specializuar se ty? Kjo eshte pika ku cdokush mund te reflektoje. Ne si universitet kemi nje qellim; te nxjerrim ne pah kompetencat e duhura per kete lloj sektori, duke pergatitur stafin, i cili do te kete detyren neser, per ta cuar perpara kete vend drejt zhvillimit te turizmit.
Ne duhet te punojme shume. Duhet te punojme shume mbi komunikimin, dhe nepermjet tij t'u transmetojme te tjereve, kur behet fjale per kerkesen dhe oferten e turisteve, qe komunikimi qe japim, ne formen e informimit, te jete i qendrueshem dhe i sakte. Pra, duhet te jete nje komunikim i pavarur, i bazuar gjithnje te cilesia. Kerkesa dhe oferta duhet te shkojne gjithnje paralel, prandaj dhe ne krijuam ne fokusin tone degen, Gjuhet e Komunikimit.
Cilat jane deget qe universiteti juaj ofron?
Ne kemi dy fakultete, nga njera ane eshte Fakulteti i Turizmit, me deget; Ekonomi e Turizmit, Politika te Turizmit dhe Menaxhim i Turizmit qe ka dy ndarje - Hoteleri dhe Restorante, dhe nga ana tjeter kemi Fakultetin e ICT, me deget Komunikim dhe Gjuhe Biznesi dhe Teknologji Informative. Operatoret e ardhshem te komunikimit do te japin kontributin e tyre drejt zhvillimit te turizmit. Fale kesaj mbeshtetjeje qe ne ofrojme shpresojme qe Shqiperia ta njohe kete zhvillim, qe do te thote sa me shume kualifikim, aq me shume punesim e aq me shume turiste. Ne duam te krijojme nje sfide, t'u japim nje mundesi ketyre te rinjve qe sot i shikon te vijne verdalle neper rruge, por qe ne nje te ardhme do te jene klasa drejtuese e ketij vendi ne sektorin e turizmit. Nese arsimohen ne menyre te drejte ata do te jene nje ndihmese e madhe, per zhvillimin e ketij vendi.
Mendoni se do te jete e lehte?
Eshte nje pune e veshtire, por jemi te bindur se kjo eshte ajo cka duhet te bejme. Me modesti, por edhe me bindje, po propozojme kete universitet qe do te jete shigjeta pozitive. Studentet qe do te studiojne te ne do te kene pedagoge mjaft te pergatitur te huaj dhe disa pedagoge shqiptare, me cilesi te shkelqyera. Dhe neser, do te shoqerohen prej nesh ne boten e punes.
Si do te behet perzgjedhja e studenteve, mbi c'kritere?
Komisioni Pedagogjik do te analizoje jo vetem njohurite e kandidateve per studente, por do te testoje dhe analizoje kerkesat, vullnetin dhe aftesine e nje te riu per kete lloj universiteti. Nese eshte i afte ai do te ece me tej. Por nese familja mendon se po paguan qe femija i tyre te kete nje diplome, me plot bindje u them qe me mire mos ta ndermarrin kete nisme. Ne nuk shesim diploma, ne kerkojme njerez qe te behen shoke me ne dhe te behen pjese e zhvillimit te ketij vendi. Sa me te afte te jene ata, aq me pak do t'u kushtoje universiteti. Per studentet te cilet do te dalin me rezultate maksimale dhe do te vleresohen per cdo provim me noten 10, nuk do te kete asnje lloj pagese, gjithcka do te jete falas, pra me pak fjale gjithcka varet nga vullneti i tyre. Kjo eshte sfida jone, qe ne nje te neserme ky brez qe do te nxjerrim te kontribuoje per kete vend.
Duket se udhetimin e keni pasion, mund te na thoni cilat jane udhetimet tuaja te para?
Kam mesuar te udhetoj shpesh qe i vogel, fale nenes sime qe ishte mesuese e letersise klasike dhe qe ishte e apasionuar te frekuentonte muzete evropiane. Por kjo, fale dhe babait tim, qe ishte mesues frengjishteje dhe qe cdo vit shkonte ne Paris per nje muaj, nga ku merrej me metodat e mesimdhenies se gjuhes franceze per shtetasit e huaj. Kam vizituar shume vende, disa per pune dhe disa te tjera per qejf, edhe pse kam fatin qe te ushtroj nje aktivitet te tille qe nuk ka nje kufi te percaktuar midis punes dhe qejfit. Kam mbetur i mahnitur nga aroma e tokes se eger te Marrakeshit, nga parqet e pafundme te mbuluara me debore te Kanadase, nga muzika braziliane qe degjohet ne rrugicat e San Salvadorit te Bahias, nga kuzhina japoneze dhe nga gjithcka tjeter.
Pervecse te udhetoni cfare ju pelqen tjeter?
Me pelqen te degjoj muzike: qe ne moshe te re i kam paguar studimet e mia universitare duke i rene baterise ne nje grup rock-u, ku me pas kam vazhduar me programet muzikore ne radio dhe duke bere edhe Dj ne nje diskoteke. Keto jane eksperienca qe lene gjurme. Pastaj, me pelqen te udhetoj, te luaj back-gammon, te lexoj gjithcka. Jam i bindur qe nje ide, nje projekt per zhvillimin lokal, krijimi i nje ndermarrjeje, aplikimi i nje metodologjie shkencore mund te vije nga gjithcka dhe nuk mund ta gjesh vetem te laboratoret e kerkimit. Femijet e mi kujtojne gjithnje artikujt e gazetave ose te revistave qe nuk kane pasur asnje lloj lidhje me universitetin, por qe une i kam lexuar, grisur e ruajtur.
Kush eshte Salvatore Messina
I lindur ne Itali, Salvatore Messina eshte 55 vjec. Ai eshte i martuar me Domingen, nje grua mesdhetare qe ai thote se "mesoi si te duronte mungesat e mia te shpeshta ne shtepi". Keto mungesa, vinin sigurisht per shkak te punes se tij si pedagog universitar, si fillim ne Paris, e me pas ne Montreal. Dhe keshtu, ka marre pjese ne te gjitha projektet ku ka qene i nevojshem, zhvillimi lokal per te cilat ai eshte aq i pasionuar. Baba i dy femijeve, djali i tij quhet Dario dhe eshte 24 vjec. Ai studion Inxhinieri Drejtuese ne Palermo. Kurse vajza, Xhuliana, 22 vjece, studion Shkenca Juridike Internacionale ne Rome. "Femijeve te mi, shpresoj t'u kem transmetuar kuriozitetin e udhetimeve, qe eshte nje kusht ideal per te zbuluar vende dhe njerez, kultura dhe miq, e njekohesisht per te gjetur vetveten", pohon profesor Messina.
Misioni i Universitetit Evropian per Turizmin Tirane
Universiteti Evropian per Turizmin u krijua nga Fondacioni i Universitetit Evropian per Turizmin, i vendosur ne Tirane per te realizuar parashikimet e Unitetit te Turizmit te Komisionit Evropian-Ndermarrja e Pergjithshme Drejtuese.
Universiteti, qe u licencua nga Keshilli i Ministrave i Republikes se Shqiperise me 4 qershor 2008, eshte i vetmi shembull ne zonen e Evropes Mesdhetare qe fokuson aktivitetet didaktike e shkencore dhe aplikon kerkimet ne fushen e turizmit te qendrueshem, si faktor i zhvillimit lokal.
Universitetet e meposhtme nenshkruajne marreveshjen e bashkepunimit me Universitetin Evropian te Turizmit:
Universiteti "Ca' Foscari,Venezia", Itali;
Universiteti "Aleksander Xhuvani", Elbasan, Shqiperi;
Universiteti i Dyte i Napolit, Itali;
Universiteti i Malages, Spanje;
Universiteti "Jaen", France;
Universiteti "De La Roche sur Yon", Nantes, France;
Universiteti "Lusiada" i Lisbones, Portugali;
Universiteti "La Sapienza", Rome, Itali;
Universiteti "FH Joanneum" Graz, Austri