E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama me komisionerin e KE Te vendosur per hetim profesional

TIRANE- Kryeprokurorja Ina Rama gjate nje takimi qe pati me Komisionerin per te Drejtat e Njeriut ne Keshillin e Evropes Thomas Hammarberg u shpreh se Prokuroria mbetet e vendosur qe ne mbeshtetje te kompetencave qe i jep Kushtetuta dhe ligji te zbatoje detyren e saj per nje hetim profesional dhe te gjitheanshem per ngjarjet e 21 janarit.

Nga ana e tij komisioneri i KE-se Hammarberg shprehi vleresim per rolin kyc te Prokurorise ne zbardhjen e kesaj ngjarjeje ndersa ofroi mbeshtetjen e tij per institucionin e akuzes.

Prokurorja e Pergjithshme duke e vleresuar kete ngjarje si shume te rende dhe te ndjeshme per opinionin publik theksoi angazhimin dhe seriozitetin e plote te prokuroreve dhe oficereve te policise gjyqesore ne hetimin e ceshtjes. Mesohet se kryeprokurorja Rama i ka dhene komisionerit te KE-se shpjegime per disa nga pistat e hetimit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›