PS kundër kufizimit nismës së mazhorances

Partia Socialiste del kundër nismës së mazhorances për të ndryshuar rregulloren sa i takon kufizimit të imunitetit të deputeteve, i bërë publik vetëm një ditë më parë nga kreu i grupit kuvendor demokrat Astrit Patozi. Grupi parlamentar i PS i mbledhur për rreth një ore e 30 minuta del kundër këtij qëndrimi më të fundit të demokrateve, duke e cilësuar atë si antikushtetues dhe shkelje te hapur te rregullores së kuvendit. Saimir Tahiri, pas kësaj mbledhjeje, i kujtoi mazhorances se po përdor dy standarde për këtë çështje, kur vete ajo rrëzoi gjatë mandatit të kaluar propozimin e PS për lënien e imunitetit, duke theksuar se qëndrimi i tyre kundër nuk është kundër luftës së korrupsionit tek personat me imunitet. Tahiri ka akuzuar drejtpërdrejte kryeministrin Berisha dhe kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli se po minojnë institucionet në vend, specifikisht parlamentin, duke marre shkas nga propozimet për ndryshmin e rregullores, çka shton penalizimin për deputetet dhe çon ne fund të seancës kohen e lire të diskutimeve për deputetet. Grupi parlamentar socialist do të jetë të mërkurën në seancën jashtë radhës, e cila është njoftuar pas mbledhjes së konferencës së kryetareve për heqjen e imunitetit për Ilir Metën dhe Dritan Priftin. Por nuk pritet me interes qëndrimi që socialistet do të mbajnë për dy deputetet në fjale nëse do të votojnë apo jo për heqjen e imunitetit të tyre.
Shpërndaje