E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne Greqi me 800 euro, pranga te dyshuarit

Mallakaster- Policia e Mallakastres ndaloi dje nje te dyshuar si trafikant klandestinesh dhe shpalli ne kerkim nje person te dyte si bashkepunetor. Burime zyrtare thane se i arrestuari eshte Besnik Hoxha, 23 vjec, nga Berati, kurse emri i te dyshuarit tjeter nuk u be i ditur per arsye hetimore. Policia ka ndaluar tre persona qe tentonin te shkonin ne Greqi si emigrante te paligjshem, duke paguar 800 euro secili tek Hoxha. I dyshuari mesohet se ka qene duke udhetuar me autobusin e linjes Sarande-Tirane, e po kthehej pasi kishte percjelle tre klandestinet dhe iu kishte marre valuten. Policia ka ndaluar fillimisht Fatjon C., Ervis H., dhe Artjon H., te cilet kane pohuar ne polici se kishin paguar nga 800 euro secili tek Besnik Hoxha dhe nje tjetri banues ne Kucove, per t'i ndihmuar qe te kalonin ne menyre te paligjshme. Pas marrjes se informacionit, agjentet e Antitrafikut ne Sarande, njoftuan koleget mallakastriote, te cilet kane bere postbllok ne vendin e quajtur Qafa e Kashit, ku kane ndaluar Hoxhen. I dyshuari ka mohuar akuzen e "dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit", por kane qene vete emigrantet qe denoncuan njeriun qe i kishin dhene nga 800 euro, per te mberritur ne Greqi.

Xh. Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›