KMK, kundër ndryshimit të Kushtetutës
Komiteti për Mbrojtjen e Kushtetutës kontestoi dje publikisht tentativën për të rindryshuar dokumentin themeltar. Në një komunikim me median, drejtuesit e kësaj strukture, Artur Zheji dhe Andrea Stefani, argumentuan këtë qëndrim. Sipas tyre, institucionet e pavarura janë ende nën kërcënimin e pushtetit dhe heqja e imunitetit të deputetëve do të shkaktonte vetëm pasoja negative. Sipas tyre, faktorët ndërkombëtarë duhet të reflektojnë për këtë çështje që të mos lejojnë rritjen e dozave të autoritarizmit në vendin tonë.