PDS: Kryeministri, abuzim me pushtetin
Partia Demokracia Sociale u bashkua dje me shqetësimin e shprehur nga ambasada amerikane në Tiranë dhe vlerëson se pavarësia e organit të akuzës, ashtu si ajo e gjykatave, është e shenjtë dhe duhet respektuar në çdo rast. Sekretari politik, Artur Duçkallari, kërkoi dorëheqjen e Kryeministrit Berisha dhe dorëzimin e tij përpara drejtësisë për shkak të abuzimit me pushtetin dhe korrupsionit masiv të qeverisë që ai drejton. "Në tre vjet, Berisha na dëshmoi se KOP-i ishte vetëm shkurtimi i fjalës korrupsion", insistoi ai.