E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili: LSI nuk kthehet në koalicionin opozitar

LSI përjashton cdo lloj rikthimi ne koalicionin opozitar dhe e sheh tashme veten qartësisht si poli i trete politik ne vend. Keshtu u shpreh sekretari i pergjithshem i LSI-se, Petrit Vasili gjate nje interviste ne emisionin ""Puls", ne Alsat, te gazetares Juli Xhokaxhi.

"Ne jemi ne nje pozicion shume te qarte, kemi program politik bashkepunimi qeveritar, te pergjegjshem dhe me objektiva. Kemi disa objektiva madhor qe perjashtojne cdo lloj komunikimi te kesaj forme. Ne praktikisht kemi hyre gjithmone me identitet shume te spikatur te ndare dhe ne zgjedhjet e fundit kemi hyre si tre pole, kemi thene qe do jemi pol percaktues, ishim te tille dhe vazhdojme te jemi", u shpreh Petrit Vasili, Sekretar i Pergjithshem i LSI.

Vasili akuzoi te majten aktuale duke e cilesuar ate si nje pol shumengjyres jofunksional. "Sot ekziston ky pol politik qe s'eshte as i majte as i djathte, qe eshte nje pol shumengjyresh, pa filozofi dhe pa ide dhe per fat te keq, qe i ben shume sherbim alegalitetit, sepse i gjithe aksioni ishte alegal, dhe per mua sherbimi qe po i behet gjithckaje qe politika vendosi ne dem te legalitetit, ne dem te ligjshmerise se nje vendi. Ne rradhe te pare duhet te vij ne hullite e nje opozite te qarte, jo konfuze dhe pastaj te diskutoje cdo gje tjeter", vijoi Vasili.

Bledian Koka < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›