E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama pro heqjes se imunitetit, Leskaj-Totozani: Vetem kufizim Rozeta Rapushi



Kreret e institucioneve kushtetuese ne vend, vleresuan dje nismat e sjella nga dy forcat e medha politike PD-PS per heqjen e imuniteteve, duke u shprehur se tashme i takon politikes te vendose per to. Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, tha para komisionit se keto nisma i japin liri hetimeve. Ndaj ajo nuk nguroi ti vleresoje, pa hyre ne detaje per te dhene vleresimet perkatese per draftin e PD apo PS. "Jam e kenaqur qe mberritem ne kete pike. Institucioni yne ne menyre te vazhdueshme ka kerkuar qe imuniteti te hiqet si nje mbrojtese kushtetuese", - u shpreh kryeprokurorja Rama. Sipas saj, te dy nismat e realizojne qellimin thelbesor te Prokurorise se Pergjithshme, duke mundesuar qe ky organ te beje hetime ndaj zyrtareve qe gezojne imunitetin. "Ne thelb duket qe keto ndryshime i hapin rruge hetimit dhe ne jemi te realizuar ne pritshmerite tona. Do ishte shume e pershtatshme qe paketa kushtetuese te shoqerohej me nje pakete, e cila do te sillte ndryshimet procedurale ose disa perkufizime te sqaroheshin me teper per te mos lene vend qe te zbatohen procedura te gabuara", - theksoi kryeprokurorja. Megjithate, ajo i meshoi faktit se ndryshimet ne kushtetute per heqjen e imunitetit, sigurisht qe duhet ti paraprijne cdo ceshtje tjeter. Nga ana tjeter, ajo ju pergjigj edhe interesit te socialisteve, nese zgjidhet ne kete menyre problemi qe nje zyrtari i hiqet imuniteti, por ai e merr serish ate duke u votuar ne zgjedhje. "Kjo ceshtje merr zgjidhje me keto nisma", - theksoi Rama. Ndersa Avokati i Popullit, Igli Totozani, i ftuar per te dhene mendimin e tij para ligjvenesve, tha se ne ndryshimet kushtetuese duhet te trajtohet me kujdes ceshtja e imunitetit. "Duhet te kuptoni se, risku qe ne punen tone, ne ushtrimin e funksioneve kushtetuese, te gjendemi perballe presioneve abuzive, nuk eshte i vogel", u shpreh Totozani. Sipas tij, bazuar ne praktiken evropiane dhe natyres se institucionit qe drejton, qe eshte ne konflikt te perhershem me politiken si kontrollues i saj, duhet ti lihet imuniteti, por ai te kufizohet. I te njejtit mendim ishte edhe kreu i Kontrollit te Larte te Shtetit, Bujar Leskaj. Duke permendur se homologet e tij ne bote e kane imunitetin, Leskaj tha se ai vete ne krye te KLSH-se ka hequr dore nga imuniteti, por per pasardhesit do te ishte mire qe Kuvendi ta vleresonte. Edhe Keshilli i Larte i Drejtesise pershendeti nismen duke i lene ne dore politikes te zgjedhe modelin sesi duhet te heqe imunitetin. "Qellimi i pergjithshem i gjyqtareve te vendit eshte dhe krah kesaj iniciative pra shprehen ne teresi per kufizimin apo heqjen e imunitetit. Ne pershendesim cdo variant qe do te miratohet", - u shpreh perfaqesuesi i KLD-se, Neshat Fana.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›