E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Paloka dhe Majko te mbyllin punen brenda 6 gushtit



Dy deputetet, Edi Paloka nga Partia Demokratike dhe Pandeli Majko nga Partia Socialiste, do te merren me amendamentet per ndryshimet ne kushtetute per heqjen e imuniteteve. Dy relatoret, jane mandatar qe te shqyrtojne draftet e paraqitura nga PD dhe PS dhe duke marre parasysh sugjerimet e eksperteve te huaj edhe vendas si dhe krereve te institucioneve, te arrijne ne nje projekt te vetem per ta votuar me konsensus ne Kuvend ne seancen plenare te 6 gushtit. Ne mbyllje te seances se djeshme degjimore te Keshillit per Legjislacionin dhe Komisionit te Ligjeve, me grupet e interesit qe zgjati prej me shume se gjashte oresh, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tha se tashme pret vetem perfundimin e punes te dy relatoreve, me shpresen per ta votuar nismen per ndryshimet kushtetuese me 6 gusht. "Zoti Paloka dhe zoti Majko, te fillojne menjehere punen me vullnetin e mire per amendamentet e kesaj ceshtjeje. Kur te jeni gati na beni me dije ne menyre qe ta votojme me 6 gusht", - tha Topalli. Keshtu, brenda dy javeve PD-PS duhet te gjeje konsensusin e munguar prej vitesh, per te ndryshuar Kushtetuten me qellim heqjen dhe kufizimin e imunitetit te zyrtareve te larte te shtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›