Nderkombetaret: Ndryshim Kushtetutes, vetem per imunitetin Rozeta Rapushi
Ekspertet e misioneve te huaja ne vendin tone, EURALIUS dhe te projektit antikorrupsion per Shqiperine ne Keshillin Evropes PACA, rekomanduan dje votimin pa vonesa te nismes per heqjen e imunitetit te deputeteve dhe zyrtareve, duke vleresuar si shume te mire, propozimin e bere nga mazhoranca per kete ceshtje. Nderkohe qe theksuan se ndryshimi ne ligjin themeltar te shtetit te behet vetem per imunitetin, pa prekur nene te tjera, si propozon PS ne draftin e dorezuar ne Kuvend. Te pranishem ne seancen degjimore te zhvilluar dje ne Keshillin e Legjislacionit dhe Komisionin e Ligjeve, per ndryshimin e kushtetutes me qellim heqjen e imunitetit, dy ekspertet, Tilman Hoppe i PACA dhe Joaquin Urias nga EURALIUS, vleresuan se varianti i paraqitur nga Partia Demokratike, ofron me pak mbrojtje imunitare per deputetet, se sa ai i socialisteve. Megjithate, u shprehen se dhe ai i PS i ploteson standardet. "Une mendoj qe reforma e imunitetit, te filoje sot dhe te realizohet pa bere ndryshime te tjera ne kete ligj. Imuniteti i pergjithshem duhet te hiqet. Propozimi i Parti Demokratike, na ben te lumtur pasi eshte propozimi yne dhe na duket i pershtatshem", - u shpreh perfaqesuesi i EURALIUS, Urias. Sipas tij, te dy variantet jane te mira, por theksoi faktin se ai qe ka firmen e tyre, pra varianti i propozuar nga PD, eshte me cilesor edhe nga pikepamja e qendrueshmerise kohore ne te ardhmen. "Propozimet e EURALIUS jane ndertuar ne ate forme per te qene afatgjata. E vetmja pike ku ka nje ndryshim mes dy propozimeve lidhet me Gjykaten e Larte. Propozimet tona synojne qe Gjykata e Larte te kthehet nje gjykate karriere. Ne besojme se heret a vone kjo gjykate duhet te futet ne sistemin e karrieres qe gjyqesorit, pasi sot ne Shqiperi ajo ka nje pozicion te atille qe zgjidhet nga parlamenti. Prandaj ne propozimin e EURALIUSIT qe eshte prezantuar nga PD, anetaret e Gjykates se Larte, kane te njejtin pozicion si gjyqtaret e tjere. Situata sot ne Gjykaten e Larte nuk eshte ajo situate qe ne deshirojme te jete", theksoi eksperti. Urias shtoi se nga propozimi tjeter kuptohet se pozicioni i gjyqtareve te Gjykates se Larte eshte i ndryshem sepse nuk konsiderohet si gjykate karriere. "Eshte teresisht ne doren e parlamentit shqiptar per te vendosur nese ne te ardhmen doni te keni nje zgjidhje me adekuate sa situata aktuale apo nje konfigurimi sipas pikepamjes tone",- shtoi ai. Ndersa eksperti i PACA, Hoppe, tha se heqja e imunitetit duhet behet me konsensus. "Ne kemi bere diskutime te shumta me aktore te shoqerise civile, keshtu qe fakti qe kemi keto propozime mund te interpretohet edhe si koincidence dhe jo koincidence. Gjithsesi me duhet te them se perderisa ceshtja e imunitetit qe po trajtohet ne themel dhe pikesepari ne Kushtetute jemi te mendimit qe nje ceshtje e tille duhet te rregullohet duke nderhyre ne Kushtetute. Ne te gjithe boten heqja e imunitetit behet me konsensus", - u shpreh Hoppe. Eksperti i PACA-s dha sqarime te detajuara duke iu referuar praktikes nderkombetare, edhe per arrestimin e nje deputeti. Ndersa ne lidhje me shpifjen, gjate seances se djeshme, eksperti i Euralius Urias, shtoi se kjo eshte nje ceshtje delikate dhe ai u shpreh kundra ndjekjes penale ndaj deputeteve per shpifje. "Ceshtje problematike ajo e shpifjes. Mendoj se nuk duhet te lejoni qe deputet te ndiqen penalisht per shpifje, pasi eshte me mire dhe nga eksperienca evropiane qe deputeti te thote dicka sesa te mos kete te drejten te jape mendimin e saj. E dyta ka te beje me kontrollin e baneses, ne rekomandimet nderkombetare lejohet qe prokuroret te fillojne nje hetim ndaj deputeteve. Nje kontroll banese mund te ndikoje ne funksionimin e parlamentit. Pasi nese banesa e tij po kontrollohet tani nuk mund te shkoje ne pune. Por, pengeses eshte edhe per prokuroret. Ne kete rast rekomandimi im si ekspert eshte qe ndalimi per kontrollin e baneses te shihet ne kodin penal jo ne Kushtetute",- nenvizoi eksperti i EURALIUS.