E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Shtetit: Masa më të rrepta për shkaktarët e aksidenteve rrugore

21-07-2012 / Gazeta 55

Drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj u shpreh sot mbi planin e masave të policisë rrugore, për minimizimin e aksidenteve rrugore në pikun e sezonit turistik 


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj paralajmëroi sot, në një prononcim dhënë për mediat në Aeroportin e Rinasit, pas monitorimit të kryer në zonën veriperëndimore për identifikimin e sipërfaqeve të mundshme të kultivuara me bimë narkotike se “do marrim masa akoma më të rrepta për të ndëshkuar të gjithë ata që bëhen shkaktarë të aksidenteve në rrugë”. Burgaj theksoi se ka filluar të zbatohet një plan i ri për këtë çështje, duke përfshirë dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe patrullat e përgjithshme, me qëllim që të ndërgjegjësojmë qytetarët shqiptarë të vendosin rripin e sigurimit, pasi në 50-60% të rasteve bëhen viktimë thjesht për mungesë të vendosjes së rripit të sigurimit. Ai vuri në dukje faktin se ndryshimet e bëra në kodin rrugor kanë dhënë ndihmesën e tyre në uljen e numrit të aksidenteve. “Duke krahasuar me vitin e mëparshme jemi shumë herë më mirë si sa i përket numrit të e aksidenteve fatale, por dhe aksidenteve në tërësi, por do të punojmë akoma më tepër në këtë drejtim, gjithmonë jo të vetëm por së bashkë dhe me ju mediat, së bashku dhe me gjithë komunitetin për ta ndërgjegjësuar atë dhe për të zbatuar të gjithë rregullat e kodit rrugor”, theksoi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›