E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i PS-së Rama: Ina Rama profesionalizëm, Berisha gënjeshtra dhe kërcënime

Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste ka komentuar daljen në media në një ditë të kryeministrit Sali Beridha dhe Prokurores së Përgjithshme Ina Rama.

Dy ditë, dy intervista, dy pamje: Ina Rama qetësi, profesionalizëm, fakte. Saliu çorodi, gënjeshtra, kërcënime – turpërues për Shqipërinë!, shkruan Rama në Tuiter.

Kryeprokurorja ishte ndje në një intervistë në Opinion ndërsa Kryeministri në të njëjtën orë ishte në intervistë tek emisioni Fakt.

Intervista e të dyve ishte e përqendruar tek ngjarja e 21 janarit dhe hetimet që vijojnë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›